Kërko

Sinodi i Ipeshkvijve Sinodi i Ipeshkvijve

Sinodi: krijohet Komisioni për Hartimin e Dokumentit përfundimtar

Dy gra, ndër anëtarët e Komisionit për Hartimin e Dokumentit përfundimtar të Sinodit mbi sinodalitetin, që u bë i ditur sot paradite në Vatikan. Në kongregacionin IV të përgjithshëm, sot, ishte i pranishëm edhe Papa Françesku

R.SH. - Vatikan

Vijuan edhe sot punimet e Sinodit mbi sinodalitetin në Vatikan. Në veçanti, u njoftua Komisioni për Hartimin e Dokumentit përfundimtar, i cili do të kryesohet nga relatori i përgjithshëm, kardinali Jean-Claude Hollerich, me sekretarë, tri sekretarët e Sinodit: të përgjithshmin, kardinalin Mario Grech dhe dy të veçantët, imzot Riccardo Battocchio dhe jezuiti Giacomo Costa. Ndër përfaqësuesit për çdo zonë, nga të pesë kontinentet, një grua për Amerikën Veriore, ndërsa ndër anëtarët me emërim papnor, murgesha Leticia Salazar, e urdhrit të Kompanisë së Notre Dame, kancelare e dioqezës kaliforniane të Shën Bernardinit, pothuajse në kufi me Meksikën, që merr pjesë në Sinod si dëshmitare e procesit sinodal për Amerikën e Veriut.

Në kongregacionin IV të përgjithshëm, sot, ishte i pranishëm edhe Papa Françesku.

08 tetor 2024, 16:22