Kërko

Imzot Filippo Iannone Imzot Filippo Iannone

Papa emëron imzot Iannone prefekt të ri të Dikasterit për Ipeshkvij

Emërimi i parë i një kreu Dikasteri të kuries romake nga Leoni XIV, i cili i beson prefektit aktual të Dikasterit për Tekstet Legjislative, imzot Iannone Dikasterin për Ipeshkvij të drejtuar prej Prevost nga janari 2023 deri në maj 2025. Kryeipeshkvi Iannone, karmelitan, do të marrë detyrën më 15 tetor. Mons Montanari si sekretar dhe mon. Kovač si nënsekretar janë konfirmuar për një mandat pesëvjeçar.

R.SH. / Vatikan

Papa ka emëruar prefekt të ri të Dikasterit të Vatikanit për Ipeshkvij dhe President të Komisionit Papnor për Amerikën Latine imzot Filippo Iannone, deri tani Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Tekstet Legjislative. Ai do të marrë detyrën më 15 tetor 2025. Kështu bën të ditur buletini i sallës së shtypit të Vatikanit.

Ky është emërimi i parë i rëndësishëm në Kurien Romake dhe që, ndër të tjera, mbush vendin e lënë pikërisht nga Robert Francis Prevost, i cili si kardinal (nga 12 prill 2023 deri më 8 maj 2025) ishte në krye të dikasterit të Selisë së Shenjtë që udhëzon dhe përsos emërimet e ipeshkvijve.

Papa Leone ka konfirmuar "ad aliud quinquennium" Sekretar të të njëjtit Dikaster të Vatikanit monsinjor Ilson de Jesus Montanari. Gjithashtu Leone XIV ka konfirmuar "ad quinquennium" mons. Ivan Kovač si Nënsekretar të të njëjtit Dikaster të Selisë së Shenjtë.

26 shtator 2025, 12:45