Kërko

Kremtimi i kryesuar në Kishën e Shën Anës më 26 korrik të vitit të kaluar nga kardinali i atëhershëm Prevost (Lorena Leonard) Kremtimi i kryesuar në Kishën e Shën Anës më 26 korrik të vitit të kaluar nga kardinali i atëhershëm Prevost (Lorena Leonard)

Papa kremton meshën më 21 shtator në famullinë e Shën Anës në Vatikan

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa do të shkojë në Kishën e shën Anës, në pjesën e vjetër të Shtetit të Qytetit të Vatikanit për të kremtuar të dielën e XXV të kohës së zakonshme. Vendi i kultit, i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, që nga viti 1929 i është besuar kujdesit pastoral të Urdhrit të Shën Augustinit.

R. SH. - Vatikan

Leone XIV kryeson të dielën, më 21 shtator, në orën 10, Meshën në famullinë e Shën Anës në Vatikan. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Si kardinal, Prevost në këtë Kishë ka kremtuar liturgjinë eukaristike vitin e kaluar, më 26 korrik, me rastin e përkujtimit liturgjik të shn Joakimit dhe Anës.

Selia e lashtë e Vëllazërisë së Palafrenierëve

Kisha e lashtë, ndërtimi i së cilës daton në shekullin XVI, ishte selia e Vëllazërisë së Palafrenierëve (ata që kujdeseshin për kuajt) papnorë, përgjegjës për stallat papnore, të cilët kishin si mbrojtëse qiellore Shën Anën. Pas Pakteve të Lateranit, më 30 maj 1929, Papa Piu XI, me Kushtetutën Apostolike Ex Lateranensi pacto, e themeloi Kishën e shën Anës si famulli dhe ia besoi kujdesin pastoral rregulltarëve të Urdhrit të Shën Augustinit. Famullitari i saj i parë, Atë Agostino Ruelli, u emërua më 7 gusht të të njëjtit vit. Famullitari aktual është Atë Mario Millardi, augustinian.

Papët në  Kishën e Shën Anës në Vatikan

Në famullinë e Shën Anës në Vatikan kanë shkuar Papa Piu XI, i cili deshi të ishte i pranishëm në inaugurimin e organos më 7 shkurt 1931; Papa Gjon XXIII, i cili e vizitoi më 20 janar 1961; Pali VI, i cili më 29 maj 1970, në orën 8 të mëngjesit, deshi të përkujtonte 50-vjetorin e meshtarisë së tij; Papa Gjon Pali II, i cili e quajti "famullia ime" në homelinë e mbajtur më 10 dhjetor 1978; Benedikti XVI, kremtoi një Meshë më 5 shkurt 2006, dhe Françesku, i cili e zgjodhi Kishën e shën Anës në Vatikan për Meshën e tij të parë publike më 17 mars 2013.

19 shtator 2025, 14:45