Kërko

Papa pret presidentin e Republikës së Guinesë-Bissau

Takim në Pallatin Apostolik ndërmjet Leonit XIV dhe kreut të shtetit afrikan Sissoco Embaló, u pasua nga bisedimet me kardinalin Sekretarin i Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin. Gjatë takimit u theksua kontributi i Kishës, veçanërisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë

R.SH. / Vatikan

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton në një komunikatë për audiencën e Leonit XIV me presidentin e Republikës së Guinesë-Bissau, Umaro Sissoco Embaló, i cili u prit sot, më 29 shtator, në Pallatin Apostolik, në Vatikan.

Më pas, kreu i shtetit afrikan zhvilloi bisedime me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga monsinjor Mirosław Wachowski. Në takim, thuhet në njoftim, u theksuan "marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Guinesë-Bissau" dhe u vu në dukje "kontributi i Kishës në favor të të mirës së përbashkët, veçanërisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë". Në vazhdim të bisedës, përfundon komunikata, "u fol për në disa aspekte të situatës politike, sociale dhe ekonomike të vendit dhe u shkëmbyen mendime mbi aktualitetin ndërkombëtar".

29 shtator 2025, 16:29