Kërko

Dikasteri për Doktrinën e Fesë Dikasteri për Doktrinën e Fesë

Dikasterin për Doktrinën e Fesë ka emëruar pesë gjyqtarë të Gjykatës për çështjen Rupnik

Një njoftim i Dikasterit për Doktrinën e Fesë bën të ditur se gra dhe klerikë që nuk janë pjesë e ish-Zyrës së Shenjtë dhe as e Kuries Romake përbëjnë kolegjin që do të gjykojë ish-jezuitin dhe artistin e njohur, i akuzuar për abuzime nga disa motra rregulltare

R.SH. / Vatikan

Një njoftim i Dikasterit për Doktrinën e Fesë, i shpërndarë sot, bën të ditur se, "më 9 tetor 2025 janë emëruar pesë Gjyqtarët e Gjykatës që do të trajtojë çështjen e Marko Ivan Rupnik". Bëhet fjalë për artistin dhe predikuesin e njohur, i akuzuar për abuzime psikologjike dhe seksuale nga disa gra të kushtuara në moshë madhore dhe i larguar në qershor 2023 nga Shoqëria e Jezusit, anëtar i së cilës ishte.

"Kolegji gjykues – informon njoftimi i Dikasterit për Doktrinën e Fesë – përbëhet nga gra dhe klerikë që nuk janë pjesë e Dikasterit për Doktrinën e Fesë dhe nuk kanë asnjë detyrë pranë Dikastereve të Kuries Romake". "E gjithë kjo – thekson njoftimi – me qëllim që të garantohet më mirë, si në çdo proces gjyqësor, autonomia dhe pavarësia e Gjykatës së lartpërmendur".

Ishte Papa Françesku ai që më 27 tetor 2023 i kishte besuar Dikasterit pët Doktrinën e Fesë detyrën për të shqyrtuar çështjen, pasi kishte vendosur të "derogojë nga parashkrimi për të lejuar zhvillimin e një procesi".

13 tetor 2025, 14:38