Kërko

Fuqia e lutjes Fuqia e lutjes

Jubileu i rregulltarëve, në Romë mbi 16 mijë shtegtarë

Rregulltarë dhe rregulltare, murgj dhe kontemplativë, oshënarë do të marrin pjesë në shtegtimin e tyre jubilar nga 8 deri më 12 tetor. Vigjilje lutjesh ditën e parë në Shën Pjetër, të enjten Mesha me Papën, pastaj Dialogjet sheshe të Romës, takime mbi temat e shpresës dhe paqes në Sallën Pali VI. Në fund, lutje në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve

R.SH. / Vatikan

Mbi 16 mijë shtegtarë janë nga sot, e mërkurë 8 tetor, në Romë për të kremtuar Jubileun e Jetës së Kushtuar a të Jetës Rregulltare. Ndër këta, rregulltarë dhe rregulltare, murgesha, murgj dhe kontemplativë, anëtarë të instituteve laike, anëtarë që i përkasin "Formave të Reja" të jetës së kushtuar. Rreth njëqind vende nga mbarë bota përfaqësohen në Jubileun e Jetës së Kushtuar organizuar në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Institutet e Jetës së Kushtuar, nga të cilat delegacione të shumta nga Italia, Polonia, Franca, Spanja, Gjermania, Portugalia, Kroacia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Brazili, Argjentina, Meksika, Kolumbia, El Salvadori, Filipinet, India, Koreja e Jugut, Indonezia, Nigeria, Kongo.

Mesha me Papën

Jubileu i Jetës së Kushtuar a i Jetës Rregulltare fillon sot, e mërkurë 8 tetor, me disa ngjarje në të cilat të gjithë mund të marrin pjesë: shtegtimet në Portat e Shenjta, midis orës 13 e 17 dhe, më pas, në orën 19, do të mbahet një Vigjilje lutjesh e kryesuar nga kardinali Ángel Fernández Artime, SDB, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Institutet e Jetës së Kushruar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Të enjten më 9 tetor, pastaj, në orën 10.30 do të mbahet për të gjithë Mesha në Sheshin Shën Pjetrit, e kryesuar nga Papa Leoni XIV. Pastaj mbrëmjen e 9 tetorit është iniciativa e Dialogjeve me qytetin, në sheshe të ndryshme të Romës: në sheshin dei Mirti takimi me temë “Angazhimi ndaj "të fundëve" të shoqërisë” – Dëgjimi i klithmës së të varfërve, në sheshin Don Bosco takimi “Kujdesi dhe ruajtja e krijimit – Mbrojtja e mjedisit” dhe në sheshin Vittorio Emanuele takimi “Vëllazëria universale – Solidariteti”.

Iniciativat

Nga pasditja e të enjtes 9 tetor, do të zhvillohen disa iniciativa nga Dikasteri i Vatikanit për Institutet e Jetës së Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike për 4000 shtegtarët e akredituar në këto ngjarje. Nga ora 15.00 deri në 17.30 do të zhvillohen takime reflektimi të ndara sipas formave të jetës së rregulltare: në Sallën Pali VI Institutet rregulltare, në Universitetin Urbaniana Institutet kontemplative, në Universitetin Santa Croce Institutet laike, në Sallën e Re të Sinodit virgjërat e kushuara të Ordo Virginum, në Sallën e Kuries së Përgjithshme të Jezuitëve "Format e Reja" të jetës së kushtuar, në Selinë UISG Shoqëritë e jetës apostolike.

Ngjarja jubilare do të vazhdojë të premten më 10 tetor me një paradite dëgjimi dhe reflektimi mbi temën e "Shpresës", nga ora 8.00 deri në 12 në Sallën Pali VI, në Vatikan, me kremtimin eukaristik, ndërhyrjen e Atë Giacomo Costa S.J., këshilltar i Sekretarisë së përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve, dhe takimin me Papën. Nga ora 15.30 deri në 18.30 do të jetë e mundur pjesëmarrja në një "Bisedë shpirtërore", gjithmonë të ndara sipas formave të jetës rregulltare, në të njëjtat vende të ngjarjeve të enjtes 6 tetor. Në mbrëmje, nga ora 20.00 deri në 21.00, do të mbahet një moment lutjeje në qytetin e hapur për të gjithë, në gjuhë të ndryshme, prëgatitur nga burra dhe gra të jetës së kushtuar: në italisht në Kishën e Santa Maria in Via, në anglisht në Kishën e San Silvestro, në frëngjisht në Kishën e San Luigi dei Francesi, në portugalisht në Kishën e Sant’Andrea della Valle, në spanjisht në bazilikën e Santa Maria Sopra Minerva.

Të shtunën më 11 tetor, jubileu i jetës rregulltare vazhdon me një takim në orën 8.00 në Sallën Pali VI mbi temën e "Paqes", për pjesëmarrësit e akredituar. Pas Meshës, do të mbahet ndërhyrja e Motrës Teresa Maya, CCVI, ish-presidente e Konferencës së Superioreve të Mëdha LCWR. Më vazhdim, pas drekës së ofruar nga Dikasteri i Vatikanit për Institutet e Jetës së Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, nga ora 14.30 deri në 17.00 do të mbahen, gjithmonë në Sallën Pali VI, në Vatikan, veprimtari mbi teknikat e ndërmjetësimit dhe menaxhimit të konflikteve, nga ekipi i Atë David McCallum S.J., drejtor i Programit të Udhëheqjes Diskriminuese dhe anëtar i Komisionit Metodologjik të Sekretarisë së Sinodit të Ipeshkvijve. Jubileu i jetës rregulltare do të përfundojë, pastaj, me një moment lutjeje në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë, i hapur për të gjithë, nga ora 19.00 deri në 21.00, me kalimin e Portës së Shenjtë.

Të dielën më 12 tetor, shtegtarët do të marrin pjesë në Meshën e Shenjtë në Sheshin Shën Pjetrit në Vatikan në Jubileun e Spiritualitetit Marian.

08 tetor 2025, 10:13