Kërko

Papa Leoni XIV pret Luiz Inacio Lula da Silva, presidentin e Republikës Federative të Brazilit (@Vatican Media) Papa Leoni XIV pret Luiz Inacio Lula da Silva, presidentin e Republikës Federative të Brazilit (@Vatican Media)

Leoni XIV pret në vizitë private presidentin brazilian Lula

Sot paradite, në Pallatin Apostolik, Papa priti presidentin e Brazilit Lula, i cili në rrjetet e tij sociale njofton se ndër temat e bisedës ishin besimi, Brazili dhe sfidat e mëdha që na paraqet bota. Presidenti e përgëzoi Papën për nxitjen apostolike Dilexi te dhe e ftoi të vizitojë vendin e tij

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti sot në paradite në Vatikan presidentin e Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, në një vizitë private. Në një postim në platformën sociale X, Lula, i pritur me bashkëshorten e tij Janja, shpjegon se në bisedë me Papën u fol për fenë, besimin, Brazilin dhe sfidat e mëdha që na paraqet bota. Dhe se ai e kishte përgëzuar Papën për Nxitjen Apostolike Dilexi Te dhe për mesazhin e tij: nuk mund ta ndajmë besimin nga dashuria për më të varfrit.

Ftesa për të vizituar Brazilin

Presidenti shkruan se e ka ftuar Papën në Cop30, Konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike, e cila do të mbahet në nëntor në Belém, në Amazonën braziliane. Papa nuk do të mund të marrë pjesë, por, thekson Lula, Vatikani do të përfaqësohet në këtë ngjarje. Ai shton se gjithsesi e ka ftuar Leonin XIV të vizitojë Brazilin. Këto ditë, presidenti Lula merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit pranë FAO-s, në Romë.

13 tetor 2025, 14:05