Kërko

Mbreti Charles III u emërua "Royal Confrater" në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve në Romë Mbreti Charles III u emërua "Royal Confrater" në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve në Romë

Mbreti Charles emërohet Royal Confrater, shenjë e "bashkimit" me Kishën Anglikane

Monarku britanik merr nderimin Royal Confrater në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, duke zënë vend në një stol me mbishkrimin ungjillor "Që të jenë një". Një dëshirë e përsëritur nga kardinali Harvey, i cili, gjatë kremtimit ekumenik, thekson marrëdhëniet gjithnjë e më "të thella dhe të përzemërta" midis Kishës Katolike dhe asaj Angleze.

R.SH. – Vatikan

“Ut unum sint” – "Që të jenë një". Një horizont që, "në errësirën e kohës sonë", përforcon shpresën dhe angazhimin për një të ardhme të përbashkët: atë midis Kishës Katolike dhe asaj Anglikane, dikur të shënuara nga "moskuptimi dhe dyshimi", por sot të bashkuara nga një "miqësi e thellë". Nën këto shenja u zhvillua sot, më 23 tetor, në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, në Romë, ceremonia e dhënies së titullit Royal Confrater mbretit Charles III të Anglisë, në vizitë shtetërore në Vatikan së bashku me mbretëreshën Camilla. Kremtimi ekumenik — i cili u zhvillua pasdite, pas audiencës private me Papën, disa takimeve dhe lutjes për kujdesin ndaj Krijimit me Papën Leoni XIV në Kapelën Sikstine në Vatikan — u kryesua nga Abati dom Donato Ogliari, në prani të kardinalit kryeprift të Bazilikës së Shën Palit James Michael Harvey, të kryeipeshkvit të York-ut Stephen Cottrell dhe të moderatores së Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë, Rosie Frew.

Kremtimi ekumenik

Katër përfaqësuesit shoqëruan çiftit mbretëror përgjatë nefit të bazilikës, ndërsa kongregacioni këndonteOsanna al Figlio di David në versionin e Orlando Gibbons, një organist i Kapelës Mbretërore të Londrës nga viti 1605 deri në 1625. Këngët u interpretuan nga Schola e Abacisë së Shën Palit Jashtë Mureve, nga klerikët laikë të kapelës së Shën Gjergjit të kështjellës Windsor dhe nga fëmijët e kapelës mbretërore të Shën Xhejmsit në Londër; në organo ishte Christian Almada, titullar i bazilikës papale.

Dëshmimi i Ungjillit

Pas një ndalese të shkurtër para altarit,Kardinali Harvey dhe Abati Ogliari udhëhoqën sovranët në një moment lutjeje pranë varrit të shën Pal Apostull. Këtu kryeipeshkvi Cottrell u lut që kongregacioni të dëshmojë Ungjillin "në errësirën e kohës sonë". Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla më pas zunë vend ndërsa kori këndonte Canta con gioia nga William Byrd, nga Kapela Mbretërore që jetoi midis shekullit XVI dhe XVII.

Lidhjet midis bazilikës dhe Anglisë

Pas riteve hyrëse,Kardinali Harvey mori fjalën, duke kujtuar lidhjet e shumta historike që bashkojnë bazilikën e Shën Palit me mbretërinë e Anglisë. Pas ardhjes në Britaninë e Madhe, midis shekullit VI dhe VII, të Augustinit të Canterbury-t dhe Paulinit të York-ut — murgj misionarë të dërguar nga Roma —, sovranët saksone, duke përfshirë Offa dhe Æthelwulf, filluan të mbështesin mirëmbajtjen e varreve të apostujve. Me kalimin e kohës, kjo "mirëdashje" u përqendrua veçanërisht në varrin e Shën Palit.

Marrëdhënie "të thella dhe të përzemërta"

Drejt fundit të Mesjetës, kujtoi kardinali Harvey, mbretërit e Anglisë u njohën si "mbrojtës" tëBazilikës dhe Abacisë, stema e së cilës edhe sot është e rrethuar nga shenjat e Ordine della Giarrettiera (The Most Noble Order of the Garter / Urdhri i Garterit është edhe sot e kësaj dite urdhri më i rëndësishëm kalorësiak anglez), një nga nderimet më të larta britanike. Shekulli XVI dhe ndarja midis Kishës së Romës dhe asaj Anglikane çuan "për shumë vite në marrëdhënie moskuptimi dhe dyshimi". Megjithatë, në dekadat e fundit, marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Selisë së Shenjtë, dhe midis dy Kishave, janë bërë "më të thella dhe të përzemërta".

Katolikët dhe anglikanët së bashku

Kardinali Harvey kujtoi se si, pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, anglikanët dhe katolikët janë lutur dhe kanë punuar së bashku "në rrethana të panumërta", duke kërkuar atë unitet "për të cilin Jezusi Zot u lut". Një dialog që gjeti një hap vendimtar në takimin e vitit 1966 midis Palit VI dhe kryeipeshkvit të Canterbury-t Michael Ramsey, nga i cili lindi një dialog zyrtar midis dy besimeve "për herë të parë që nga Reforma". Në atë moment, Papa vendosi në mënyrë të paharrueshme unazën e tij episkopale në gishtin e kryeipeshkvit anglikan.

Që të jenë një”

Nderimi i Royal Confrater i bazilikës dhe abacisë — ofruar me miratimin e Papa Leonit XIV — është pra, shpjegoi kardinali Harvey, një gjest “mikpritjeje dhe bashkimi shpirtëror”. Ai pasqyron “respektin reciprok” midis Papës dhe sovranit anglez, lidhjet historike midis monarkisë dhe Bazilikës së Shën Palit Jashtë Mureve, dhe “miqësinë e thellë” midis Kishës Katolike dhe asaj Anglikane. Kardinali Harvey tërhoqi më pas vëmendjen te froni i Mbretit Charles, krijuar për këtë rast dhe që mban, pranë stemës mbretërore, shkrimin latin, marrë nga Ungjilli i Gjonit, “Ut unum sint” – “Që të jenë një”: si shenjë shprese dhe angazhimi për të ardhmen. Frone do të mbetet në absidën e bazilikës dhe do të përdoret në të ardhmen nga vetë mbreti dhe pasardhësit e tij.

Lutja për krijimin

Pas leximit të deklaratës zyrtare të vëllazërisë nga Abati Ogliari — i cili evokoi “udhëtimin e përbashkët ekumenik” dhe “shërbimin vëllazëror” —, murgu benediktin Ogliari dhe kardinali Harvey shkëmbyen shenjën e paqes me Mbretin Charles. Pasoi kënga Excelsam Pauli gloriam e Shën Pier Damianit. Moderatorja Rosie Frew shpalli Leximin e Parë, marrë nga Letra drejtuar Efesianëve; Schola intonoi këngën Ecce quam bonum, e cila citon Psalmin 133 dhe shpreh temën kryesore të funksionit: "Ja sa punë e mirë dhe sa gëzim është, kur vëllezërit jetojnë së bashku!"; kryeipeshkvi anglikan Cottrell lexoi më pas një pjesë nga Ungjilli i Gjonit (kapitulli 17), që përmban frazën e gdhendur në fronin e sovranit anglez. Më pas u intonua himni Nella Parola di Dio gioirò, i kompozuar nga një figurë e tretë e Kapelës Mbretërore, Henry Purcell. Lutja e besimtarëve, lexuar nga kardinali Vincent Nichols, përfshiu barinjtë e Kishës së Zotit “në të gjithë botën”, veçanërisht Papa Leonin XIV dhe “qeveritarët e kombeve”, në veçanti Mbretin Charles. Në përputhje me temën e vizitës mbretërore, kardinali Nichols u lut gjithashtu për Krijimin, që “klithma” e tij të dëgjohet dhe të mbrohet në dobi të brezave të ardhshëm”.

Vizita në manastir

Para lutjes përfundimtare u ekzekutua moteti Exultate Deo i Giovanni Pierluigi da Palestrina, i cili këtë vit shënon pesëqindvjetorin e lindjes; kremtimi përfundoi me himnin Lode all’Altissimo nei Cieli, teksti i të cilit është marrë nga poezia e Shën John Henry Newman, Ëndrra e Gerontius. Kardinali britanik Newman do të shpallet Doktor i Kishës më 1 nëntor të ardhshëm. Në fund të funksionit, organisti Almada luajti lëvizjen e parë të Sonatës për organo në sol major të Edward Elgar. Elgar, katolik, ishte Mjeshtër i muzikës së Mbretit nga viti 1924 deri në 1934. Më pas, Mbretërit Britanikë bënë një vizitë të shkurtër private në manastirin e benediktinëve pranë Bazilikës së shën Palit Apostull Jashtë Mureve, në Romë.

 

23 tetor 2025, 10:44