Mbrojtja e të Miturve: Raporti i dytë propozon masa përmirësuese kundër abuzimit
R.SH. / Vatikan
Manuali operativ, i hartuar duke dëgjuar në mënyrë aktive ata që u shpërdoruan personalisht, ofron udhëzime për të ndihmuar bashkësitë kishtare në zbatimin e "masave restauruese", duke ndjekur procesin e raportimit hap pas hapi dhe përmirësimin e tij të përgjithshëm. Ndër rekomandimet kujtojmë "dëgjimin e informuar fillestar", informacionin në lidhje me rastin e dikujt dhe mbështetjen financiare, psikologjike dhe shpirtërore. E gjithë kjo mbështetet nga deklaratat zyrtare transparente që "pranojnë dëmin e shkaktuar" dhe marrin publikisht përgjegjësinë. Një "shtegtar i përhershëm", siç e përcaktoi misionin që po merrte formë Kryeipeshkvi Thibault Verny, president i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, i emëruar nga Papa Leo XIV korrikun e kaluar, në Raportin e Dytë Vjetor mbi Politikat e Mbrojtjes në Kishën Katolike, botuar sot, më 16 tetor.
Dëgjim i drejtpërdrejtë i viktimave dhe organizatave jo-kishtare
Ashtu si me Raportin e parë Vjetor, studimi u përgatit në këshillim me Grupin e Dëgjimit të Viktimave/Të Mbijetuarve të Komisionit dhe Grupin e Fokusit të Raportit Vjetor. I hartuar në bazë vullnetare, u përzgjodh i bazuar në kritere diversiteti, në aspektin e moshës, gjinisë dhe prejardhjes etnike, duke përfshirë katër rajone globale. Këto të dhëna plotësohen nga anketat e mbledhura nga organizatat jo-kishtare. Ndër çështjet kritike që dolën, ishin "nevoja për një Kishë më të vëmendshme" dhe "mungesa e strukturave të qarta për denoncimin .
Masat restauruese
Pjesa e parë e Raportit përqendrohet në masat riparuese për viktimat e abuzimit, bazuar në "dëgjimin e informuar" dhe në përputhje me dëmin e pësuar. Manuali për komunitetet lokale kërkon kryesisht krijimin e "hapësirave të sigurta" ku viktimat a të mbijetuarit mund të ndajnë përvojat e tyre drejtpërdrejt me autoritetet kishtare. Shqyrton edhe konceptin e "dëmshpërblimit", të cilin enciklika Dilexit nos e thekson jo vetëm si "detyrë vetjake, por edhe si përgjegjësi e përbashkët e të gjithë bashkësisë - me përjashtimin vetëm të viktimave/të mbijetuarve - që synon të promovojë një mjedis kujdesi dhe respekti të ndërsjellë". Kisha më pas thirret të lëshojë deklarata zyrtare "duke pranuar dëmin e shkaktuar" dhe duke marrë publikisht përgjegjësinë.
Mbështetje e plotë
Më pas vjen tema e mbështetjes, që prek fusha të ndryshme e që synon të sigurojë këshillim profesional dhe udhëzim shpirtëror për viktimat/të mbijetuarit, "me vëmendje të veçantë në planin afatgjatë". Përveç kësaj, ofrohet ndihmë e mjaftueshme financiare për shpenzimet e shkaktuara si rezultat i abuzimit, duke përfshirë kujdesin mjekësor dhe psikologjik. Manuali gjithashtu bën thirrje edhe për forcimin e mbrojtjes së viktimave përmes vendosjes së sanksioneve të rëndësishme kundër atyre që kryejnë ose lehtësojnë abuzimin. Viktimat "nuk duhet të lihen në pasiguri në lidhje me përgjegjësinë e autorëve të abuzimit dhe atyre që e lehtësuan ose e mbuluan shpërdorimin".
Transparenca dhe ndërgjegjësimi
Raporti nënvizon më pas nevojën "themelore" për informacion lidhur me rastin e vet, element “themelor” në procesin e shërimit si dhe bën thirrje për zbatimin e programeve ndërgjegjësuese drejtuar klerit, rregulltarëve dhe besimtarëve laikë për të vënë në jetë "një proces shërimi kolektiv". Viktimat "nuk duhet të lihen në pasiguri në lidhje me llogaridhënien e autorëve të shpërdorimit dhe atyre që e lehtësuan ose e mbuluan atë".
Transparenca dhe rritja e ndërgjegjësimit.
Raporti, më pas, nënvizon nevojën "themelore" për të pasur informacion rreth rastit të vet, element kryesor në procesin e shërimit dhe bën thirrje për zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit, drejtuar klerit, rregulltarëve dhe besimtarëve laikë për të realizuar "një proces shërimi kolektiv".