Kërko

Lutja për të vdekurit Lutja për të vdekurit

Leoni XIV, në Varrezat e Veranos, më 2 nëntor, për Përkujtimin e të Vdekurve

Papa do të kryesojë një Meshë në orën 16:00 në varrezat romake pranë hyrjes monumentale. Vikariati i Romës ka njoftuar datat dhe varrezat e tjera ku do të kremtohen liturgjitë eukaristike në kujtim të të vdekurve

R.SH. / Vatikan

Të dielën e ardhshme, më 2 nëntor, ditën në të cilën Kisha përkujton besimtarët e ndjerë, Leoni XIV do të kryesojë një Meshë në orën 16:00, në hyrjen monumentale të Varrezave romake të Veranos.

Në një deklaratë nga Vikariati i Romës, me rastin e Solemnitetit të të Gjithë Shenjtorëve, më 1 nëntor, dhe Përkujtimit të të Vdekurve, kujton edhe kremtimet e tjera, planifikuar në varrezat e ndryshme romake.

Mesha dhe Rruzarja në Laurentino

Ndër Varrezat e Laurentino-s, në km 13,500 të Udhës, të shtunën, më 1 nëntor, në orën 11:00, do të kremtohet një liturgji eukaristike. Një tjetër, në orën 15:30, me meshtarë nga Prefektura e zonës së dioqezës së Romës, të mirëpritur për të marrë pjesë. Më 2 nëntor, Mesha është planifikuar në orën 11:00, pasuar nga Rruzarja Shenjte në orën 15:00, e ndjekur nga Mesha tjetër e pasdites, në orën 16:00.

Kremtimet në Ostia Antica, Prima Porta dhe Portuense

Mesha do të kremtohet në Varrezat e Ostia Antica të shtunën, më 1 nëntor në orën 15:00. Të nesërmen, festimet eukaristike planifikohen në orën 15:00 në Varrezat Flaminio, të njohura edhe si Prima Porta, në Via Flaminia, ndërsa në orën 15:30, në Varrezat e Portuense në Via Isacco Newton.

30 tetor 2025, 13:30