Në Firence Qendra e Studimeve Leoni XIV, Papa: të ofrojë vizionin e krishterë të jetës
R.SH. / Vatikan
"Papa shpreh vlerësim të thellë për iniciativën e frytshme kulturore të lindur brenda përvojës karizmatike të familjes augustiniane dhe që synon të vlerësojë doktrinën sociale të Kishës. Ati i Shenjtë Prevost inkurajon bashkëpunimin me institucionet akademike dhe realitetet kishtare e sociale të territorit për t'u ofruar të gjithëve vizionin e krishterë të jetës të bazuar në Ungjill". Kështu shkruan kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, në një letër dërguar me rastin e lindjes në Firence të ‘Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Papa Leoni XIV’.
"Shenjtëria e Tij, ndërsa siguron kujtimin në lutje për të gjithë ata që bashkëpunojnë në këtë projekt formues, kërkon mbrojtjen e Virgjërës Mari e të Shën Augustinit dhe nga zemra dërgon bekimin e tij apostolik, shenjë e një rrugëtimi të frytshëm në shërbim të komunitetit", thuhet më tej në letër.