Kërko

Papa pret në audiencë presidentin e Kroacisë Milanović

Ati i Shenjtë Leoni XIV priti sot paradite në audiencë presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, i cili më pas në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit pati një takim gjatë të cili u fol për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, me një vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal

R.SH. /Vatikan

Papa Leoni XIV priti, sot paradite, në audiencë në Vatikan, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović. Më pas kreu i shtetit kroat u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga monsinjor Daniel Pacho, nënsekretar për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - informon Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u fol për çështje të ndryshme ndërkombëtare e rajonale, me një vëmendje të veçantë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal". Pas audiencës në Vatikan, Milanović vizitoi Kolegjit Papnor Kroat të Shën Jeronimit, ku u takua me studentët kroatë të universiteteve katolike të Romës.

31 tetor 2025, 13:02