Kërko

Papa pret presidentin e Kilit Boric

Sot paradite, Papa priti në Pallatin Apostolik në Vatikanit Gabriel Boric Font, i cili më pas takoi kardinalin Parolin dhe kryeipeshkvin Gallagher. Ndër temat e prekura gjatë bisedës në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, lufta kundër varfërisë dhe fenomenet migratore

R.SH. - Vatikan

Papa Leoni XIV priti sot në audiencë në Vatikan Gabriel Boric Font, presidentin e Republikës së Kilit, i shoqëruar nga delegacioni i tij, i cili më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga mons. Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Kështu bënë të ditur një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kilit. Më pas u theksua kontributi i çmuar që Kisha katolike i ofron vendit në fusha të ndryshme dhe u trajtuan aspekte të ndryshme të situatës socio-politike kiliane, me vëmendje të veçantë ndaj luftës kundër varfërisë, fenomeneve migratore dhe çështjeve etike", thuhet në komunikatën e Sallës së Shtypit të Vatikanit mbi audiencën e Papa Leoni XIV me presidentin e Republikës së Kilit, Gabriel Boric Font.

13 tetor 2025, 14:16