Kërko

Maestro Riccardo Muti drejton Quartetto del Mare në 2024 Maestro Riccardo Muti drejton Quartetto del Mare në 2024

Çmimi Ratzinger2025 drejtorit të famshëm të orkestrës Riccardo Muti

Dirigjenti i famshëm të orkestrës Riccardo Muti do të marrin çmimin Ratzinger 2025, më 12 dhjetor, në Sallën Pali VI, nga Papa Leoni XIV me rastin e Koncertit të Krishtlindjes, i cili do të drejtohet nga vetë maestro Muti, i lidhur me Papa Benediktin XVI nga miqësia dhe mirëkuptimi kulturor e shpirtëror.

R.SH. / Vatikan

Maestro Riccardo Mutit, dirigjent orkestre i vlerësuar në mbarë botën, e edhe gjithashtu nga Benedikti XVI, Papa Leoni XIV do t'i dorëzojë Çmimin Ratzinger 2025, më 12 dhjetor, në Sallën Pali VI, me rastin e Koncertit të Krishtlindjeve, drejtuar nga vetë Muti. Kështu bën të ditur Komiteti Shkencor dhe Këshilli Administrativ i Fondacionit Vatikan ‘Joseph Ratzinger-Benedikti XVI’, duke njoftuar se dhënia e çmimit maestros Muti është miratuar nga Papa Prevost.

"Vlera më e lartë e artit të drejtorit të famshëm të orkestrës, Riccardo Muti, njihet universalisht, e edhe Papa Benedikti XVI e konsideronte veten një admirues të tij të sinqertë. Nga ana e tij, Maestro Riccardo Muti e ka kthyer këtë vlerësim me shfaqje të përsëritura personale të vëmendjes dhe dashurisë, edhe kur Papa Benedikti, pas dorëheqjes, ndodhej në Manastirin 'Mater Ecclesiae'"në Vatikan. Kështu bën të ditur në një njoftim Fondacioni i Vatikanit ‘Joseph Ratzinger - Benedikti XVI’.

Drejtori i orkestrës Riccardo Muti ka shprehur kënaqësinë e tij për dhënien e ‘Çmimit Ratizinger 2025’: "Unë e kam ndjekur dhe admiruar gjithmonë thellësisht Papën Benediktin XVI, mendimet, reflektimet dhe meditimet e të cilit kanë qenë dhe do të jenë një ushqim për burrat dhe gratë me vullnet të mirë! Takimi i fundit privat me Benediktin do të mbetet për mua dhe gruan time një kujtim plot Besim dhe Shpresë", pohoi drejtori i orkestrës Riccardo Muti.

'Çmimi Ratzinger', i themeluar në vitin 2011, jepet çdo vit, me miratimin e Papës, me propozim të Komitetit Shkencor të Fondacionit ‘Joseph Ratzinger-Benedikti XVI’, personaliteteve të shquara në fushën e kulturës dhe artit të frymëzuar nga krishterimi. Fituesit e shquar deri më tani kanë qenë teologë, biblistë, filozofë, juristë dhe artistë nga kontinente të ndryshme dhe me besime të ndryshme fetare. Siç dihet, thuhet në njoftimin e Fondacionit, ndër artet Benedikti XVI vlerësonte në veçanti dhe praktikonte personalisht artin e muzikës, dhe kishte pasur rastin të takonte Mjeshtrin Riccardo Mutin dhe të bisedonte me të. Përveç njohjes së meritave shumë të larta të fituesit, kjo festë do të jetë një rast për të evokuar me mirënjohje dhe emocion miqësinë e tij personale dhe mirëkuptimin kulturor e shpirtëror me Papën e paharrueshëm Benediktin XIV.

25 nëntor 2025, 12:02