Kërko

Jubileu i Botës së Punës, në Romë mbi 10 mijë shtegtarë

Me mijëra besimtarë që i përkasin shoqatave dhe federatave të punës dhe botës së vullnetarizmit, pritën nesër, e shtunë, 8 nëntor, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për audiencën jubilare me Papën Leoni XIV, më pas kalimi i Portës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit

R.SH. / Vatikan

Të shtunën, më 8 nëntor 2025, do të kremtohet në Romë Jubileu i Botës së Punës. Në ngjarjen e Vitit të Shenjtë të Shpresës – fillimisht ju jubile për botën e punës qe parashikuar të mbahej në ditët e para të majit të kaluar dhe më pas qe shtyrë për shkak të vdekjes së Papa Françeskut – do të marrin pjesë rreth 10 mijë shtegtarë që përfaqësojnë të gjitha shoqatat dhe federatat e punës dhe botës së vullnetarizmit.

Programi i ngjarjes parashikon pjesëmarrjen në audiencën jubilare me Papa Leonin XIV në Sheshin e Shën Pjetrit, nesër e shtunë 8 nëntor, në orën 9:30, e cila do të pasohet nga mundësia për të kaluar Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Në Ungjill, imazhi i punëtorëve që presin dikë që "t'i marrë me ditë" është fotografia e asaj që shohim shpesh edhe sot në rrugët dhe sheshet e qyteteve tona. Puna, gjithmonë dhe kudo, mbetet një aspekt thelbësor i strukturës sociale dhe i përket, siç lexohet në Bibël, gjendjes origjinale të njeriut. Në Vitin e Shenjtë të Shpresës, Kisha katolike i kushton kësaj pjese të gjerë të njerëzimit, asaj të punëtorëve, një moment të veçantë.

07 nëntor 2025, 10:37