Leoni XIV inauguron vitin akademik të Universitetit të Lateranit
R.SH. / Vatikan
Takimi është caktuar për orën 11:00 të së enjtes, 14 nëntor, kur Papa Leoni XIV, në Aulën Magna të Universitetit Papnor të Lateranit, do të marrë pjesë në Dies Academicus, me rastin e fillimit të Vitit të ri Akademik 2025-2026 të "Universitetit të Papës".
Në një komunikatë të universitetit papnor të Lateranit thuhet se "prania e Atit të Shenjtë në 'Universitetin e tij' është një shenjë vëmendjeje të veçantë ndaj komunitetit akademik lateranens dhe angazhimit të tij në formimin ie gjithanshëm të brezave të rinj të studentëve, në kërkimin teologjik, filozofik e juridik dhe në dialogun midis fesë dhe kulturës". Dies Academicus është në fakt një rast reflektimi dhe takimi midis pedagogëve, studentëve dhe autoriteteve kishtare e civile. Ngjarja do të zhvillohet në prani të Kancelarit të Madh, kardinalit Baldassare Reina, dhe Rektorit zë Madh , monsinjor Alfonso V. Amarante, të autoriteteve akademike dhe të shumë të ftuarve nga bota kishtare dhe kulturore.
Hera e fundit që një Papë shkoi në Universitetin e Lateranit ishte më 26 mars 2019, kur Françesku papritur drejtoi meditimin tradicional të Kreshmës që Universiteti kishte organizuar, duke e përqendruar reflektimin e tij në një pasazh nga libri i Danielit profet. Universiteti i Lateranit, në vitin akademik 2023-2024, kishte 1.137 studentë dhe 139 profesorë. Struktura e tij akademike përfshin: Fakultetet e Teologjisë dhe Filozofisë, Institutum Utriusque Iuris, Fakultetet e të Drejtës Kanonike dhe të Drejtës Civile, Instituti Pastoral Redemptor Hominis, Cikli i studimit në Shkencat e Paqes dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Cikli i studimit në Ekologji e Mjedis. Kujdesi për Shtëpinë tonë të Përbashkët dhe Mbrojtja e Krijimit. Si Institute ad instar Facultatis, në autonominë e tyre të menaxhimit dhe qeverisjes akademike, janë përfshirë: Instituti Papnor i Lartë i Teologjisë Morale Accademia Alfonsiana, Instituti Papnor Patristik Augustinianum, Instituti Papnor i Teologjisë së Jetës së Kushtuar Claretianum