Kërko

Kard. Parolin: në Lindjen e Mesme, Papa do të jetë një lajmëtar i harmonisë, dialogut dhe paqes.

Turqia dhe Libani presin Leonin XIV. Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ripohon se ky udhëtim ka në qendër përmasën ekumenike e ndërfetare si dhe dëshiron të jetë një shenjë shprese dhe paqeje. Kardinali thekson rolin themelor të të krishterëve në jetën shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të rajonit.

R.SH / Vatikan

Massimiliano Menichetti

Gjithçka është gati në Turqi dhe Liban për ardhjen e Leonit XIV. Udhëtimi apostolik i parë ndërkombëtar i Papës amerikan hapet nën shenjën e dëshmisë dhe takimit. Pasuesi i Shën Pjetrit fluturon në Lindjen e Mesme për të konfirmuar në fe dhe për të sjellë bukurinë e Krishtit që shpëton tërë njerëzimin. Dhe pritja është e madhe nga komunitetet katolike, jo vetëm, në të dy vendet e vendosura në kontinente që nuk janë kursyer nga lufta dhe dhuna, por që janë të aftë të ndërtojnë, shpesh me shumë vuajtje dhe kontradikta, udhë dialogu, pranimi dhe paqeje.

Dy fjalët e zgjedhura për vizitën e Papës janë: “Një Zot i vetëm, një fe e vetme, një pagëzim i vetëm” dhe “Lum ata që punojnë për paqen” theksojnë thelbin e këtyre etapave nën shenjën e shpresës, unitetit dhe vëllazërisë. Udhëtimi në Turqi do të ketë si qendër kremtimin ekumenik për 1700 vjetorin e Koncilit të Nikesë, ndërsa në vendin e cedreve, Liban, një nga momentet më prekës do të jetë “lutja e heshtur” në portin e Bejrutit, ku pesë vjet më parë një shpërthim vrau mbi 200 njerëz dhe plagosi 7 mijë. Për kardinalin Pietro Parolin, sekretarin e shtetit të Vatikanit, vizita e Papës do të sjellë shpresë, paqe dhe një shtysë të re për krishterët në Lindjen e Mesme.

Hirësi, ky është udhëtimi apostolik i parë i Leonit XIV. Turqia dhe Libania, dy etapa, dy dëshira që ishin gjithashtu në zemrën e Françeskut. Me cilat ndjenja po përgatitet Papa të niset?

Papa merr përsëri shkopin e shtegtarit. Para tij ishte Pali VI, pastaj Gjon Pali II, pastaj Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku… Edhe Prevost vendoset pak në gjurmët e paraardhësve të tij. Imagjinoj se do të jetë një udhëtim shumë i dëshiruar, duke qenë i pari i papnisë së tij. Ai vjen me ndjenjat që gjithmonë kanë shoqëruar papët në këtë ushtrim të detyrës së tyre pjetrine, që është të takojnë komunitetet krishterë të vendit, të vendit dhe t’i konfirmojnë në fe, sepse kjo është detyra e Pasuesit të Shën Pjetrit dhe në të njëjtën kohë për të takuar popujt, për të takuar autoritetet e tyre, për të takuar komunitetet civile dhe të jetë për ta një lajmëtar i paqes, pajtimit dhe dialogut. Pra, imagjinoj këto ndjenja gëzimi, në të njëjtën kohë edhe pritjeje për të realizuar këto detyra që i janë besuar personit të tij dhe misionit të tij.

Udhëtimi në Turqi ka si qendër 1700 vjetorin e Koncilit të Nikesë, çfarë rëndësie kanë sot për Kishën kjo përvjetor dhe prania e Papës?

Është një përvjetor shumë i rëndësishëm që është përgatitur edhe nga koha, pikërisht për të theksuar rëndësinë e tij. E edhe Papa me praninë e tij dëshiron të theksojë këtë rëndësi. 1700 vjet nga Koncili i Nikesë, koncili që vendosi themelet e fesë tonë të krishterë. Besimi në Jezus Krishtin në hyjninë e tij të plotë dhe në njerëzimin e tij të plotë, në Jezu Krishtin Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë. Kjo është baza e besimit të fesë së të gjithë krishterëve, pavarësisht nga shumë ndarjet që fatkeqësisht ende ekzistojnë midis nesh, por të gjithë besojmë në natyrën hyjnore dhe njerëzore të Jezu Krishtit, është themeli i fesë tonë, që pastaj natyrisht u plotësua veçanërisht në temën e Shpirtit Shenjt nga koncili i Konstantinopolit. Duhet të theksohet edhe fakti që gjendemi në një tokë që ka qenë paksa kulla e krishterimit, sepse aty u formuan komunitetet e para të krishtera, atyre komuniteteve u drejtuan shkrimet apostolike, mendojmë ato të Palit apostull dhe aty u mbajtën tetë Koncilet e para të historisë së Kishës. Unë do të theksoj rëndësinë e qendrësisë kristologjike në fenë krishterë – aty është qendra e tërë fesë tonë – e edhe dimensionin ekumenik, faktin që gjendemi bashkë për të shpallur të njëjtin besim në Jezusin njeri i vërtet dhe Hyj i vërtet.

26 nëntor 2025, 15:49