Kërko

Deklarata e Selisë së Shenjtë në Gjenevë mbi aktivitetet e UNCTARD në mbështetje të Afrikës (AFP ose licencuesit) Deklarata e Selisë së Shenjtë në Gjenevë mbi aktivitetet e UNCTARD në mbështetje të Afrikës (AFP ose licencuesit)

Selia e Shenjtë: mbrojtja e dinjitetit njerëzor për të nxitur zhvillimin e Afrikës

Misioni i Përhershëm Vëzhgues në Organizatat Ndërkombëtare në Gjenevë, tërheq vëmendjen ndaj vështirësive të vazhdueshme me të cilat ndeshen vendet më të varfra, që përfshijnë 15% të popullsisë së botës, e cila prodhon më pak se 2 % të PBB-së globale.

R.SH. / Vatikan

Përballë sfidave me të cilat ndeshen kontinenti Afrikan dhe vendet më pak të zhvilluara, Selia e Shenjtë bën thirrje për një multilateralizëm të aftë për ta vendosur përsëri në qendër, njeriun, dinjitetin e tij dhe mundësitë e tij reale për zhvillim. Duke folur në takimin e 72-të të Bordit të Tregtisë dhe Zhvillimit të UNCTAD, Misioni i Përhershëm Vëzhgues i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, me seli në Gjenevë, theksoi se rritja ekonomike, teknologjia dhe qeverisja duhet të ndjekin një qëllim të vetëm: "T’i sigurojnë çdo njeriu mjetet për të realizuar aftësitë e tij".

Mbrojtja e vendeve më pak të zhvilluara

Në debatin mbi aktivitetet e UNCTAD në mbështetje të Afrikës, Delegacioni kujtoi se, pavarësisht rritjes së parashikuar prej 3.9 përqind në vitin 2025, kontinenti mbetet larg objektivave të Axhendës 2063. Kostoja e lartë e borxhit dhe brishtësia e strukturave ekonomike, të keqësuara nga kriza që kombinon sfidat ekonomike, teknologjike dhe klimatike, peshojnë shumë. Për Selinë e Shenjtë, vendet afrikane - ndër më të prekurat nga efektet e ndryshimeve klimatike - kanë nevojë për strategji që të kombinojnë përshtatjen, qëndrueshmërinë dhe kujdesin për krijimin, sepse, siç kujton Papa Leoni XIV, "kujdesi për krijimin është shprehje e njerëzimit dhe solidaritetit".

Ky objektiv u përsërit në seancën kushtuar Programit të Veprimit të Dohas, ku Selia e Shenjtë tërhoqi vëmendjen për vështirësitë e vazhdueshme të vendeve më pak të zhvilluara, të cilat përfaqësojnë 15% të popullsisë së botës, por prodhojnë më pak se 2 % të PBB-së globale. Duke përshëndetur nisjen e Programit të Mbështetjes së Diplomimit të UNCTAD, Selia e Shenjtë përsëriti se bashkësia ndërkombëtare duhet të dëgjojë "zërin e më të varfërve", duke njohur dinjitetin e barabartë të çdo njeriu”.

28 nëntor 2025, 17:12