Kërko

People evacuated from Russian border with Ukraine receive aid in Kursk

Kard. Krajewski dhe bamirësia për "njerëzit e mirë" të Ukrainës

Kardinali lëmoshtar i Papës shpreh mirënjohjen për dhuratat e shumta, mbledhur me thirrjen e tij për popullsinë ukrainase, që vijon të vuajë nga bombardimet, mungesa e energjisë elektrike e të ftohtit.

R.SH. / Vatikan

Një thirrje për ndihmë e nisur vetëm pak ditë më parë - e një përgjigje e shpejtë nga kaq shumë njerëz që i mbajtën banorët e dashur ukrainas për katër vjet, që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Pamjet e fundit të qyteteve në errësirë, vështirësitë e të ftohtit të acartë dhe radhët e gjata të burrave e grave që presin hyrjen e tyre në mensa për të varfrit, nuk e lanë askënd indiferent. Thirrja e nisur në median e Vatikanit nga Kardinali Konrad Krajewski, Lëmoshtar i Papës, për të mbledhur veshje termike, batanije dhe ushqime në Bazilikën e Shën Sofisë, kishën ukrainase në Romë, ka qenë gjithnjë i suksesshëm.

Kamionë të shumtë, ngarkuar me mallra të domosdoshme, janë gati të nisen për në vendin e Evropës Lindore. Që nga fillimi i luftës, mbi 260 automjete u nisën nga Via Boccea 478 drejt Ukrainës, të drejtuara nga shoferë "të guximshëm" - siç i përshkruan vazhdimisht Kardinali - për gatishmërinë e tyre në udhëtime të gjata dhe përballimin e shpërndarjes së ndihmave edhe në zonat më të rrezikshme, të mbështetur gjerësisht nga rrjeti i famullive dhe nga shumë vullnetarë, që nuk e braktisën kurrë ndihmën.

Çmimi për popullin ukrainas

Ata i shikon Dhuruesi i lëmoshës, shikon fytyrat e panjohura, jetët e çmuara që dhanë çka patën: nga paratë e tyre - te një pjesë e kohës të dhuruar për ndihmat. Për këta "njerëz të mirë" mendoi Krajewski pasi, për punën e tij bamirëse mori, në emër të popullsisë, një çmim nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Medalja nuk është për lëmoshën; unë bëra vetëm punën time si prift", deklaron ai. "Është për njerëzit vullnetmirë, për ata të Romës, për shembull, që dhuruan rroba e ushqime, për ata që na lejuan të blinim makina me ultratinguj, gjeneratorë dhe tetë ambulanca, të cilat tani janë në Ukrainë. Ata që dhuruan, e bënë këtë duke e ditur se gjithçka do t'u besohej në mënyrë të sigurt, sepse gjithçka bëhet sipas logjikës së Ungjillit".

"Gjëja e parë," përfundoi Kardinali, "është të duash Zotin, të duash të afërmin tënd, por Zotin nuk mund ta duash pa ushtruar bamirësinë", "thelb i flaktë i misionit kishtar", ka nënvizuar përsëri Papa Leoni në Dilexi te. "Bamirësia - theksoi më tej Papa - është forcë që e ndryshon realitetin. Nuk mund t'i harrojmë të varfërit, nëse nuk duam të braktisim rrymën e gjallë të Kishës që rrjedh nga Ungjilli dhe pasuron çdo çast të historisë". Një gurrë, që vazhdon të shuajë etjen e zemrave bujare.

25 janar 2026, 14:23