Kërko

Kisha e Zojës së Arabisë në Kuvajt, ku Kardinali Pietro Parolin do të kremtojë Meshën më 16 janar Kisha e Zojës së Arabisë në Kuvajt, ku Kardinali Pietro Parolin do të kremtojë Meshën më 16 janar

Kardinali Parolin për vizitë në Kuwait, më 15 dhe 16 janar

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Parolin do të shkojë në vendin aziatik me një program që përfshin vizitën në Xhaminë e Madhe dhe Muzeun e Lashtësive Islame. Në kalendar planifikohet edhe një Meshë në Bashkë-Katedralen e Familjes së Shenjtë për 65-vjetorin e shenjtërimit të saj, si dhe në Bazilikën e Vogël të Zojës sonë të Arabisë, në Ahmadiyya, me rastin e lartimit si Bazilikë e vogël e Vikariatit Apostolik të Arabisë së Veriut.

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të vizitojë Kuwait-in më 15 dhe 16 janar. Sipas programit të publikuar nga platformën sociale X të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, @TerzaLoggia, pas vizitave të mirësjelljes në mjediset e autoriteteve civile lokale, të enjten kard. Parolin do të vizitojë Xhaminë e Madhe dhe Dar al Athar al Islamiyyah (Muzeun e Antikiteteve Islame). Më pas, do të zhvillojë takimin me klerin dhe me rregulltarët e rregulltaret pranë Holy Family Co-Cathedral (Katedralja e Familjes Shenjte).

Takime e kremtime

Programi përfshin edhe dy Meshë: e para, gjithnjë të enjten më 15 janar, në Bashkë-Katedralen e Familjes Shenjte për 65-vjetorin e kushtimit të saj. E dyta, të premten, do të kremtohet në Bazilikën e Vogël të Zojës së Arabisë, në Ahmadi, me rastin e lartimit së saj në Bazilikë të Vogël të Vikariatit Apostolik të Arabisë Veriore, e cila përfshin, përveç Kuvajtit, Bahreinin, Katarin dhe Arabinë Saudite.

14 janar 2026, 15:46