Kërko

Në foto: Fra John Dunlap në pritje te Papa Leoni XIV. Në foto: Fra John Dunlap në pritje te Papa Leoni XIV.

Mjeshtri i Madh i Urdhërit të Maltës Dunlap, trupit diplomatik

Misioni diplomatik dhe humanitar i Urdhrit të Maltës, në një perspektivë gjithnjë e më të përbotshme, ishte thelbi i audiencës tradicionale të fillimit të vitit të Mjeshtrit të Madh Fra John Dunlap para Trupit Diplomatik të akredituar në Urdhrin Sovran të Maltës pranë Selisë Qendrore në Romë.

R.Sh. Vatikan

Duke shqyrtuar aktivitetin diplomatik të vitit 2025 dhe në dritën e Vitit të Shenjtë dhe zhvillimeve të fundit në jetën e Kishës në gjithë botën, Fra John Dunlap, Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Maltës, u përshkroi të pranishëmve përparësitë për vitin 2026.

«Amerika Latine vijon të ketë rëndësi parësore në historinë e Urdhrit», deklaroi ai, duke njoftuar një konferencë këtë vjeshtë në Buenos Aires dhe një varg vizitash zyrtare në Amerikën e Jugut. «Afrika mbetet përparësi themelore, gjithashtu", u shpreh ai më tej, duke kujtuar angazhimin e strukturave humanitare të urdhërit të Kalorësve të Maltës në 39 vendet afrikane me të cilat mban marrëdhënie diplomatike.

Krizat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë mbeten qendrore. Në Tokën e Shenjtë, Mjeshtri i Madh Dunlap përsëriti se i dënon sulmet e 7 tetorit dhe se krahas kësaj ka kërkuar gjithnjë edhe lirimin e pengjeve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar. Lidhur me Ukrainën, Fra Dunlap theksoi nevojën urgjente për shpërndarje të ndihmave humanitare, rindërtim dhe të ndiqet një rrugë drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme. Duke përfunduar, Mjeshtri i Madh theksoi se përpjekjet diplomatike dhe humanitare të Urdhrit të Maltës e vërtetojnë edhe njëherë rolin gjithnjë e më botëror të këtij Rregulli.

13 janar 2026, 11:38