Kërko

Piazza San Pietro Piazza San Pietro

Kontakte mes Selisë së Shenjtë dhe Vëllazërisë Shën Piu X për të shmangur çarjet

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Bruni ka theksuar se, pas njoftimit për disa shugurime ipeshkvore në muajin korrik, bisedimet ndërmjet palëve vazhdojnë.

R.SH. / Vatikan

“Kontaktet mes Vëllazërisë Shën Piu X dhe Selisë së Shenjtë vazhdojnë; vullneti është ai për të shmangur përçarjet ose zgjidhjet e njëanshme lidhur me problematikat e shfaqura”. Kështu u shpreh Matteo Bruni, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me njoftimin e djeshëm, më 2 shkurt, nga ana e Vëllazërisë, për shugurime të ardhshme ipeshkvore të progruara për më 1 korrik në Seminarin Ndërkombëtar Shën Gjonit Vijane, meshtarit të Arsit, në Flavigny-sur-Ozerain, në Francë.

Në komunikatën e Vëllazërisë Shën Piu X bëhet referim për një letër dërguar Selisë së Shenjtë, në të cilën shprehej “nevoja e veçantë e Vëllazërisë për të siguruar vazhdimësinë e shërbesës së ipeshkvijve të saj”. Selia e Shenjtë – thuhet në komunikatë – ka dërguar “një letër që në asnjë mënyrë nuk u përgjigjet kërkesave tona”; prej këtej buron vendimi për të vazhduar në rrugën e treguar.

03 shkurt 2026, 15:24