Kërko

Kard. Parolin ambasadorit të Izraelit: keqardhje për episodin në Varrin e Shenjtë

Dje takimi midis Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet imzot Gallagher, me ambasadorin Yaron Sideman, gjatë të cilit u ofruan sqarime për "episodin e pakëndshëm" që ndodhi pardje, të Dielën e Larit, kur policia izraelite pengoi hyrjen e patriarkut Pizzaballa dhe rojtarit atë Ielpo në Bazilikën e Varrit të Shenjtë

R.SH. / Vatikan

Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, karidnali Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul R. Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, takuan dje, ambasadorin w Shtetit të Izraelit pranë Selisë së Shenjtë, Yaron Sideman.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë përmes kanalit të saj në Telegram, duke shpjeguar se takimi vjen pas "episodit të pakëndshëm" që më datë 29 mars, të Dielën e Larit, përfshiu kardinalin Pierbattista Pizzaballa, OFM, patriark latin i Jeruzalemit, dhe atë Francesco Ielpo, OFM, rojtar i Tokës së Shenjtë, "të cilëve policia izraelite u pengoi hyrjen në Bazilikën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem".

"Gjatë bisedës - lexohet në njoftim - u shpreh keqardhje për ngjarjen, lidhur me të cilën u ofruan sqarime, dhe u mor parasysh marrëveshja e arritur midis Patriarkatit Latin të Jeruzalemit dhe Autoriteteve lokale rreth pjesëmarrjes në liturgjitë e Triditëshit të Shenjtë të Pashkës në Bazilikën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem".

31 mars 2026, 11:41