Kërko

Kryqi, fitorja e Zotit

"Ndërsa Jezusi ecën në rrugën e kryqit, të vihemi pas tij, të ndjekim hapat e tij. Të kundrojmë pasionin e tij për njerëzimin, zemrën e tij që copëtohet, jetën e tij që bëhet dhuratë dashurie". Me këtë ftesë të Leonit XIV, vijon bashkëpunimi ndërmjet Vatican Neës dhe Bibliotekës Apostolike gjatë Kohës së Krezhmëve: çdo javë, një kryevepër nga koleksionet papnore, e shoqëruar nga Papët

R.SH. – Vatikan

"Ja, mbreti yt, po vjen te ti… i përvujtë e në shpinë të gomarit" (Zk 9,9). Profecia e Zakarisë, e cituar në Ungjillin sipas Mateut ndërsa përshkruan hyrjen e Krishtit në Jerusalem, riprodhohet në miniaturën e rafinuar me temë nga Besëlidhja e Re, e identifikuar si Vat. lat. 39 dhe e ruajtur në Bibliotekën Apostolike.

Hyrja në Jerusalem – Besëlidhja e Re - Biblioteka Apostolike e Vatikanit Vat. lat. 39 - Italia veriore, shek. XIII - (mm 202x145; ff. 172)
Hyrja në Jerusalem – Besëlidhja e Re - Biblioteka Apostolike e Vatikanit Vat. lat. 39 - Italia veriore, shek. XIII - (mm 202x145; ff. 172)

Një kodik i shekullit XIII nga zona e Veronës

Ky shembull i shkëlqyer i një kodiku të ilustruar të shekullit XIII u prodhua në Italinë veriore, konkretisht në zonën e Veronës, siç konfirmohet nga stili dekorativ dhe nga shenjtorët e përmendur në kalendar: Zeno, Fermo, Rustico dhe Procolo.

Hyrja në Jerusalem – Besëlidhja e Re - Biblioteka Apostolike e Vatikanit Vat. lat. 39 - Italia veriore, shek. XIII - (mm 202x145; ff. 172)
Hyrja në Jerusalem – Besëlidhja e Re - Biblioteka Apostolike e Vatikanit Vat. lat. 39 - Italia veriore, shek. XIII - (mm 202x145; ff. 172)

Miniatura gjysmëfaqëshe

Cikli kristologjik i Besëlidhjes së Re ilustrohet nga dyzet e katër miniatura gjysmëfaqëshe, të lidhura ngushtë me tekstin. Ilustrimet e dorëshkrimit janë të pasura dhe përbëhen nga skena të shumta ikonografike, që shoqërojnë tekstet e katër Ungjijve, Veprat e Apostujve dhe Librin e Zbulesës.

Hyrja në Jerusalem – Besëlidhja e Re - Biblioteka Apostolike e Vatikanit Vat. lat. 39 - Italia veriore, shek. XIII - (mm 202x145; ff. 172)
Hyrja në Jerusalem – Besëlidhja e Re - Biblioteka Apostolike e Vatikanit Vat. lat. 39 - Italia veriore, shek. XIII - (mm 202x145; ff. 172)

Hipur mbi gomar

Nga fragmenti i Ungjillit i menduar për të Dielën e Larit, artisti kap çastin kur Jezusi, i përshkruar sipas modeleve ikonografike bizantine, hyn në Qytetin e Shenjtë i hipur mbi një gomar shoqëruar nga një kërriç, simbol i paqes. Vështrimi i Birit të Hyjit është i qetë dhe krenar. Ai është i vetëdijshëm për fillimin e rrugëtimit të tij drejt kryqit.

31 mars 2026, 11:11