Me Ty, Jezus, vdesim veç për t’u ringjallur!
R.SH. - Vatikan
Nuk ka tjetër pikënisje për t’i ngjarë Krishtit, veç ringjalljes së Tij! Mund të jemi protestantë a katolikë, ortodoksë a reformatë, progresistë a konservatorë: por të gjithë duam që feja jonë të ketë një bazë: duhet t’i kemi parë e dëgjuar engjëjt pranë varrit të hapur, të zbrazët!
Vdekja e ringjallja e Krishtit janë zemra e shpresës sonë. Ai i shndërroi të gjitha perëndimet tona në agime. E në ag të ditës e dëgjuam duke thënë: “Unë jam ringjallja e jeta; kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të rrojë: kushdo jeton e beson në mua, nuk do të vdesë në amshim!”.
E, mos e harroni kurrë: pa ringjalljen, kryqi nuk ka pikën e kuptimit!
E ringjallja nuk ka të bëjë vetëm me Zotin, por edhe, e sidomos, me gjithë dishepujt e tij.
Besimtar i krishterë është ai, që beson se ringjallja nuk është thjesht një faqe e Ungjijve. Është ngjarje historike. E vërtetë. Për t’u jetuar çdo ditë!
Nëse Krishti u ngjall, nuk na interson asgjë tjetër; e nëse nuk u ngjall, asgjë nuk ka më kuptim për njeriun! E pret vetëm fundi. Kalbja. Errësira e varrit.
Pa ty, Jezus lindemi vetëm për të vdekur: me Ty, vdesim vetëm për t’u ngjallur!