Kërko

 18 Sheshi i Shën Pjetrit 18 Sheshi i Shën Pjetrit

Papa emëron drejtorin e Drejtorisë të Personelit të Selisë së Shenjtë

Në Sekretarinë e Selisë së Shenjtë për Ekonominë, Papa Leoni zgjodhi doktoreshën Paola Fanelli, eksperte e mirënjohur në financë. Njoftimi u dha në buletinin e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

R.SH. /.Vatikan

Një përvojë e fortë në ndryshimet organizative, e kombinuar me përvojë tjetër të gjatë akademike dhe komunikimi. Ky është profili i Doktoreshës Paola Fanelli, emëruar nga Papa sot, 1 prill, Drejtoreshë e Drejtorisë së Personelit të Selisë së Shenjtë pranë Sekretarisë për Ekonominë. Lajmi bëhet i njohur në buletinin e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

E diplomuar me rezultate shumë të larta, në vitin 1989, në Kërkime Operacionale nga Universiteti Bocconi, në Milano, ajo punoi në Accenture për ndryshimet organizative dhe ridizajnimin e proceseve të Burimeve Njerëzore në sektorë të ndryshëm industrialë. Doktoresha Fanelli ka përvojë në bankë, pasi ka punuar si Menaxhere Programi për Mediocredito Centrale në bashkimin ndërmjet Banco di Sicilia dhe Sicilcassa.

Në vitin 1999, u emërua Zëvendës-Drejtoreshë e Përgjithshme e Shtëpisë së kursimeve të Peskarës, ku udhëhoqi inovacionin e proceseve, burimeve dhe sistemeve të informacionit. Më pas, në vitin 2001, u bashkua me Grupin BNL BNP Paribas, me role kyçe në People e Change management, në Komunikimin e në Përgjegjësinë Sociale të Korporateve.

01 prill 2026, 14:28