Nderime në Vatikan për 13 ambasadorë në Selinë e Shenjtë, edhe nga Shqipëria
Diplomatët u vlerësuan pas dy vitesh shërbimi në Selinë e Shenjtë. Ndër ta, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj
R.SH. - Vatikan
Dje, më 12 maj, në Vatikan, në përvjetorin e zgjedhjes së Papës në fronin e Shën Pjetrit, u dhanë disa nderime tradicionale për ambasadorët në Selinë e Shenjtë, që kanë të paktën dy vjet shërbim. Ndër ta, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, zonja Majlinda Frangaj
Zëvendësi për Çështjet e Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, imzot Paolo Rudelli, u dorëzoi medaljet dhe pergamenat përkatëse 13 diplomatëve, që morën titullin Kalorës, ose Zonjë e Kryqit të Madh të Urdhrit të Pianos.
13 maj 2026, 16:47