Kërko

Nerses Shnorhali, "pionier i madh i ekumenizmit"të Lindjes së krishterë

Gjatë audiencës së sotme me Shenjtërinë e Tij, Aramin I, Leoni XIV kujtoi Chatolicos-in e lashtë të Kishës armene, që jetoi në shekullin e 12-të e u përfshi së fundmi, siç kujtoi Papa, në Martirologun Romak: shembull i "ekumenizmit të shenjtorëve".

R.SH. / Vatikan

Shpirt i madh, e gjeni i gjithanshëm e pjellor. Për këtë arsye - veçanërisht për natyrën frymëzuese dhe irenike të shkrimeve - bashkëkohësit e quajtën "I këndshmi”, ose "Hirploti". Për Shën Nersesin, një nga figurat më të lashta dhe më të shquara të Kishës Armene, Papa Leoni foli sot, 18 maj, për përfshirjen e tij në Martirologun Romak gjatë një audience me Shenjtërinë e Tij Arami I, Katholicos i Kishës Apostolike Armene - Seli e Kilikisë.

Model i diplomacisë

Kalibri i personalitetit të këtij mistiku e teologu të krishterë lindor - por edhe poeti e kompozitori, i cili vdiq në vitin 1173 - u njoh edhe nga Kombet e Bashkuara, kur UNESCO e përfshiu në kalendarin e vitit 2023, duke e kujtuar në përvjetorët e njerëzve të famshëm dhe ngjarjeve të rëndësishme të këtij viti, me rastin e 850-vjetorit të vdekjes.

U bë Catholikos në vitin 1166, e mbeti i tillë deri në vdekje, duke marrë emrin Nerses IV. Siç kujtoi Leoni XIV, vepra e tij e identifikoi si pionier në dialogun ndërmjet Kishave të krishtera, me aftësi për përhapje ekumenike, shoqëruar edhe me një humanizëm e ndjeshmëri të thellë ndaj temës së paqes, pavarësisht polemikave të kohës së tij. Kjo gjithashtu e bëri shembull të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve fetare dhe etnike.

Konferenca e Vatikanit 2023

Në vitin 2023, ndërmjet fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit, Shën Nersesi ishte në qendër të një konference ndërkombëtare, në Vatikan, të organizuar nga Instituti Papnor Lindor. Në paraqitjen e ngjarjes, një nga organizatorët, Marco Bais, theksoi aspekte që mund të ishin paralele me dy  shenjtorë të mëdhenj perëndimorë, Françeskun e Asizit dhe Bernardin e  Chiaravalles. Kombinoi - argumentoi Bais - përvujtërinë dhe përkushtimin ndaj të varfërve",  të cilat i ruajti edhe pasi arriti në krye të Kishës së tij, së bashku me një "finesë të analizës teologjike dhe një kapaciteti të madh për udhëheqje politike të Kishës së tij", ngjashëm me murgun e famshëm francez, pothuajse bashkëkohës i tij.

Edhe Postat e Vatikanit, në shtator 2023, botuan një pullë poste festive për të përkujtuar "autorin shpirtëror origjinal, thellësisht të njohur me doktrinën e Kishës së Tij, me një përkushtim të plotë ndaj Mundimeve të Krishtit".

18 maj 2026, 16:55