Kërko

Koncistori mbi sfidat e mëdha që prekin Kishën dhe njerëzimin

Vatican News

Të premten, më 26 qershor, dhe të shtunën, më 27 qershor, Papa Leoni XIV mbledh në Vatikan kardinalë nga e gjithë bota për një diskutim mbi situatën ndërkombëtare, enciklikën Magnifica humanitas dhe zbatimin e procesit sinodal. Kardinalët, të ndarë në 20 grupe, do të punojnë sipas metodologjisë “sinodale” në katër seanca, secila kushtuar një teme të veçantë.

Nuk bëhet fjalë për një mbledhje që synon të marrë vendime të menjëhershme, por për një moment reflektimi dhe shqyrtimi kolegjial, ku Papa dëgjon kardinalët që vijnë nga e gjithë bota mbi sfidat e mëdha që prekin Kishën dhe njerëzimin.

Me këtë frymë, Papa ka thirrur në Vatikani, më 26 dhe 27 qershor, Koncistorin e dytë të Jashtëzakonshëm të papnisë së tij, pas atij të janarit të kaluar. Atëherë Leoni XIV pati mbledhur 170 kardinalë, me të drejtën e zgjedhjes dhe jozgjedhës, duke u kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje në drejtimin e Kishës universale. Kujtojmë se Koncistori është një takim ose kuvend solemn në të cilin Papa mbledh Kolegjin e Kardinalëve.

Në qendër të punimeve këtij Koncistori (consistorium) që mbahet këtë fund jave do të jenë situata ndërkombëtare, luftërat dhe rrugët drejt paqes, enciklika Magnifica humanitas, si dhe procesi i zbatimit të Sinodit mbi sinodalitetin e Kishës.

Takimi përmbyllës i këtij Koncistori do të jetë të hënën, më 29 qershor, në orën 09:30, kur Leoni XIV do të udhëheqë Meshën solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatina, në solemnitetin e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, si vulë dhe kulmim i ditëve të reflektimit dhe ballafaqimit të Kolegjit Kardinalor..



25 qershor 2026, 15:38