Kërko

Ekspozita fotografike “Njeriu dhe Natyra, një barpeshë e brishtë” Ekspozita fotografike “Njeriu dhe Natyra, një barpeshë e brishtë”

Në Borgo “Laudato si’” një ekspozite ndërkombëtare kushtuar mbrojtjes së natyrës

Ekspozita “Njeriu–Natyra, ekuilibra të brishtë”, e hapur në kopshtet papnore Borgo “Laudato si’” në Castel Gandolfo, fton vizitorët të admirojnë bukurinë e natyrës dhe të reflektojnë mbi përgjegjësinë për mbrojtjen e saj.

Vatican News

Borgo “Laudato si’”, në kopshtet e Vilave Papnore në Castel Gandolfo, po pret deri në fund të muajit korrik ekspozitën fotografike “Njeriu–Natyra, ekuilibra të brishtë”, një nismë e organizuar nga Fondacioni i Princit Albert II të Monakos – Itali, në bashkëpunim me Fondacionin “Shën Gjon Pali II për Rininë”, me mbështetjen e Borgo “Laudato si’”.

Ekspozita u inaugurua më 3 korrik me konferencën “Të kujdesemi për Krijimin: të njohim për të vepruar”, e cila u parapri nga një vizitë e udhëhequr në kopshtet papnore të Castel Gandolfo, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me pasurinë artistike dhe natyrore të ruajtur prej shekujsh.

Konferenca u moderua nga gazetarja e Vatican News, Deborah Castellano Lubov. Në panelin e diskutimit morën pjesë kardinali Fabio Baggio, nënprefekt i Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Plotë Njerëzor dhe drejtor i Qendrës së Formimit të Lartë “Laudato si’”, Marco Colasanti, president i Fondacionit të Princit Albert II Monako – Itali, si dhe avokati Daniele Bruno, president i Fondacionit “Shën Gjon Pali II për Rininë”.

Ekspozita paraqet fotografitë fituese të çmimit ndërkombëtar Prince Albert II of Monaco Foundation Environmental Photography Award, të cilat synojnë të nxjerrin në pah bukurinë e jashtëzakonshme të natyrës, por edhe brishtësinë e ekosistemeve. Përmes këtyre imazheve, vizitorët ftohen të reflektojnë mbi përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e krijimit dhe ruajtjen e mjedisit.

Gjatë inaugurimit, Marco Colasanti,  president i Fondacionit të Princit Albert II Monako – Itali, falënderoi kardinalin Baggio për mundësinë e organizimit të ekspozitës në Vatikan, duke theksuar se zgjedhja e Borgo “Laudato si’” në Castel Gandolfo nuk ishte rastësore. Sipas tij, historia dhe misioni i këtij vendi e forcojnë mesazhin e fotografive dhe e shndërrojnë atë në një thirrje konkrete për angazhim të përbashkët në mbrojtje të natyrës.

21 korrik 2026, 14:59