Kërko

Një moment i një kremtimi liturgjik në Kinë, foto arkivi Një moment i një kremtimi liturgjik në Kinë, foto arkivi

Në Kinë shugurohet ipeshvi i Chifeng

I emëruar nga Papa më 15 qershorin e kaluar, pasi kandidatura e tij u miratua në kuadër të Marrëveshjes Provizore mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës, imzot Giuseppe Chang Yanfeng, mbuloi detyra të ndryshme në dioqezë, nga viti 2021 ishte administrator i saj.

Vatican News

U kremtua sot, më 22 korrik, në Kinë shugurimi epeskopal i imzot Giuseppe Chang Yanfeng, të cilin Leoni XIV e emëroi më 15 qershorin e kaluar ipeshkëv të Çifengut (Chifeng), në Provincën e Mongolisë së Brendshme, pasi miratoi kandidaturën e tij në kuadër të Marrëveshjes Provizore mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës.

Imzot Chang Yanfeng ka lindur më 4 prill 1984 në Beizhen, në Provincën Liaoning. Ai kreu studimet në Seminarin Teologjik të Shenyang-ut dhe studioi në Universitetin Katolik të Daejeon-it, në Korenë e Jugut, ku u diplomua për Teologji Biblike. U shugurua meshtar më 18 nëntor 2010 për dioqezën e Çifengut. Nga viti 2010 deri në vitin 2013 punoi në kurien dioqezane dhe, njëkohësisht, në disa famulli; ka qenë famullitar i Katedrales së Çifengut e më pas i Lindong-ut. Nga 15 tetori 2021 ka mbajtur detyrën e Administratorit dioqezan të Çifengut.

22 korrik 2026, 15:25