Kërko

Ngushëllimet e Leonit XIV për viktimat e një zjarri në Irak

Pasi mori vesh lajmin për zjarrin që shpërtheu në një qendër tregtare në Kut, ku humbën jetën 61 persona, në një telegram të nënshkruar nga kardinali Parolin, Papa Leoni XIV shpreh afërsinë me të plagosurit dhe familjet në zi dhe ia beson shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së Zotit, duke siguruar lutje për ata që janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit.

R.SH. / Vatikan

"I trishtuar kur mësoi për zjarrin" që, në një qendër tregtare në Kut, Irak, "shkaktoi viktima dhe shumtë të plagosur", në një telegram të nënshkruar nga Sekretar i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Leoni XIV siguron "solidaritetin e tij shpirtëror" me ata që "pësuan pasojat e kësaj tragjedie". Mendimi i Papës shkon "veçanërisht" tek "të plagosurit" dhe "familjet në zi". Papa, gjithashtu, "ia beson shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së dashur të të Plotfuqishmit Zot, ofron lutjet e tij për personelin e urgjencës që vazhdon të ofrojë ndihmë" dhe mbi të gjithë "i lutet Zotit për bekimet hyjnore të forcës, ngushëllimit dhe paqes".

61 persona të vdekur

Zjarri në qytetinal-Kut, rreth 160 km në juglindje të Bagdadit, shpërtheu në qendrën tregtare Hyper Mall mbrëmjen e 16 korrikut. Viktimat e konfirmuara janë 61, njoftoi Ministria e Brendshme e Irakut, dhe shumica prej tyre humbën jetën nga asfiksia. Mes tyre janë 14 trupa të karbonizuar që ende nuk janë identifikuar, specifikoi ministria në një deklaratë. Shkaqet e zjarrit, që mendohet se ka nisur në katin e parë, janë ende të panjohura. Ambulancat vazhduan të transportonin viktimat deri në orën 4 të mëngjesit. Në Irak janë shpallur tre ditë zie në provincë dhe është bërë e ditur se autoritetet lokale do të ndërmarrin veprime ligjore kundër pronarit të ndërtesës dhe qendrës tregtare, e cila duket se ishte inauguruar pak ditë më parë.

19 korrik 2025, 12:05