Kërko

Papa pret në audiencë Presidentin e Republikës së Fixhit, Ratu Naiqama Tawakecolati Lalabalavu. Papa pret në audiencë Presidentin e Republikës së Fixhit, Ratu Naiqama Tawakecolati Lalabalavu.

Papa pret në audiencë presidentin e Republikës së Fixhit

Leoni XIV priti në audiencë, në Vatikan, presidentin e Republikës së Fixhit, Naiqama Lalabalavu, i cili më pas takoi kardinalin Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën socio-politike të vendit, me një fokus të veçantë në çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe luftës kundër krimeve transnacionale .

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, e enjte 30 tetor, Papa Leoni XIV priti në audiencë, në Vatikan, presidentin e Republikës së Fixhit, Ratu Naiqama Tawakecolati Lalabalavu, i cili më pas takoi kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga monsinjor Daniel Pacho, nënsekretar për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - informon një njoftim nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - u shpreh vlerësim për marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Fixhit, si dhe për kontributin e Kishës Katolike në shërbim të shoqërisë". "Në vazhdim të bisedës - thuhet më tej në komunikatë -, u bë një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën shoqëroro-politike të vendit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në çështje me interes të përbashkët, ndër të cilat mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër krimeve transnacionale".

30 tetor 2025, 14:52