Kërko

Papa Libanit, ndërtuesit e Paqes të kapërcejë dhunën dhe intolerancën

Në takimin ekumenik në sheshin e Martirëve në Bejrut, Papa i rinovon thirrjen e tij drejtuar popullin libanez: "uniteti, pajtimi dhe paqja janë gjithmonë të mundshme", thotë në prani të shumë liderëve fetarë. Si pohon Deklarata Koncilit II të Vatikanit Nostra Aetate, Leoni XIV bën thirrje të vazhdohet me ndërtimin e një vendi që bazohet në respektin dhe dialogun.

R.SH. / Vatikan

"Çdo thirrje për lutje u bashkoftë në një himn të vetëm"!

Në zemër të Lindjes së Mesme, në djepin e tre feve abrahamike, Leoni XIV merr pjesë në takimin ekumenik dhe ndërfetar në Sheshin e Martirëve në Bejrut. Thirrja e Papës për të qenë paqebërës, duke i bërë jehonë asaj që shprehu që nga momentet e para të mbërritjes së tij në Liban, në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve politike dhe civile libaneze, është ajo e një ati shpirtëror që bashkon zërin e tij - në gjurmët e paraardhësve të tij që vizituan këtë "tokë të dashur" - me polifoninë e udhëheqësve fetarë vendas. I prekur dhe mirënjohës, Papa Prevost i dëgjon vëllazërisht, një nga një, duke u lutur vazhdimisht, i gatshëm ta ngushëllojë Libanin që të mos humbasë harmoninë midis të gjitha bashkësive të tij.

Frika, mosbesimi dhe paragjykimi nuk e kanë fjalën e fundit.

Dialogu me anëtarët e feve të tjera është i natyrshëm në thirrjen universale të Kishës, thekson Papa Leoni XIV, duke kujtuar atë që Benedikti XVI shkroi trembëdhjetë vjet më parë në Thirrjen e tij Post-Sinodale 'Ecclesia in Medio Oriente'. Në Liban kumbonaret dhe minaretë qëndrojnë krah për krah, ashtu si besimet e ndryshme thirren të bashkëpunojnë, duke lartuar lutje të pandërprerë te Krijuesi i mëshirshëm për "dhuratën hyjnore të paqes". Konfliktet e zgjatura dhe komplekse në Lindjen e Mesme mund të jenë dekurajuese, shpjegoi Papa Leoni XIV, megjithatë "në mes të këtyre betejave, ne mund të kemi shpresë dhe inkurajim kur përqendrohemi në atë që na bashkon: njerëzimin tonë të përbashkët dhe besimin tonë në një Zot dashurie e mëshire".

[...] frika, mosbesimi dhe paragjykimet nuk e kanë këtu fjalën e fundit, ndërsa uniteti, pajtimi dhe paqja janë gjithmonë të mundshme.

Mund të jetohet së bashku në respekt dhe dialog

Leoni XIV kujton, me këtë rast, gjashtëdhjetëvjetorin e Deklaratës së Koncilit të Dytë të Vatikanit Nostra Aetate, e cila "hapi një horizont të ri", duke theksuar se dialogu i vërtetë, "i frymëzuar nga dashuria hyjnore, i përqafon të gjithë njerëzit me vullnet të mirë dhe i flakë poshtë paragjykimet, diskriminimin dhe persekutimin, duke pohuar dinjitetin e barabartë të çdo qenieje njerëzore".

Ja, pra, është misioni që mbetet i pandryshuar gjatë gjithë historisë së kësaj toke të dashur në Liban: të dëshmojmë të vërtetën e qëndrueshme se të krishterët, myslimanët, druzët dhe të tjerë të panumërt, mund të jetojnë së bashku, duke ndërtuar një vend të bashkuar nga respekti dhe dialogu.

E kjo do të thotë t’i kundërvihesh intolerancës e të kapërcesh dhunën!

T'i kundërvihemi intolerancës, të mposhtim dhunën

Besimi i Papës është që mësojmë nga Ungjilli, i cili përmban tregime nga jeta e Jezusit që ndodhën në jug të Libanit aktual, në rrethinat e Tirit dhe Sidonës: përmend, për shembull, takimin e Jezusit me gruan siro-fenikase, një nënë që lutej me zjarr për të cilën flitet në Ungjillin e Markut. "Përvujtëria, besimi dhe qëndrimi mposhtin çdo pengesë dhe takojnë dashurinë e pafundme të Hyjit", thotë Leoni, i bindur se Libani përfaqëson pikërisht këtë qëndrim historik. Imazhi i ullirit – një shembull i bukur që formon sfondin e skenografisë të përgatitur për këtë ngjarje qendrore gjatë vizitës së Papës në Liban – simbol i paqes dhe bashkëjetesës, është ai që Papa përdor për të theksuar aftësinë e jashtëzakonshme të rezistencës dhe shpresës që asnjëherë nuk duhet të largohet nga populli libanez. Dhe ndërsa ia beson përqafimit amnor së Virgjërës Mari, Zonës së Libanit, e cila nderohet në Shenjtëroren e Harissës, Ati i Shenjtë thekson:

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ju jeni të thirrur të jeni ndërtues të paqes: të kundërshtoni intolerancën, të kapërceni dhunën dhe të zhdukni përjashtimin, duke ndriçuar rrugën drejt drejtësisë dhe harmonisë për të gjithë përmes dëshmisë së fesë tuaj.

01 dhjetor 2025, 15:41