Kërko

Dy trena me shpejtësi të lartë dolën nga shinat dje në Andaluzi të Spanjës, duke vrarë të paktën 39 persona. Dy trena me shpejtësi të lartë dolën nga shinat dje në Andaluzi të Spanjës, duke vrarë të paktën 39 persona.

"Dhimbje e thellë" e Papës për katastrofën hekurudhore në Spanjë

Leoni XIV i dërgoi presidentit të Konferencës ipeshkvnore spanjolle të Vendit një telegram ngushëllimi, nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Kardinali Parolin. Papa siguroi se lutet për "pushimin e pasosur të të ndjerëve", uroi shërim të shpejtë për të plagosurit e shumtë dhe i inkurajoi skuadrat e shpëtimit për të vazhduar punën e tyre.

R.SH. / Vatikan

Pasi mori lajmin për aksidentin hekurudhor në Spanjë, pranë Kordobës, që shkaktoi dje, 18 janar, vdekjen  e rreth dyzet vetëve, Papa Leoni XIV u shprehu "ngushëllimin e tij të sinqertë" familjeve të viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë dhjetëra të plagosurve.

Telegrami i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, i drejtohej Imzot Luis Javier Argüello García, Kryeipeshkëv i Valladolidit dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore spanjolle.

Papa lutet për viktimat dhe familjet e tyre

"Thellësisht i trishtuar", Papa siguroi se “lutet për pushimin e pasour dhe dritën e pambaruar të të ndjerëve". E së fundi, i inkurajoi ekipet e emergjencës "të këmbëngulin në përpjekjet e tyre të shpëtimit dhe të ndihmës", duke u dhënë edhe "bekimin e tij apostolik" të gjithëve, me ndërmjetësimin e Zojës del Pilar, Pajtore e Spanjës, "si  shenjë shprese në Zotin e ringjallur".

Dalja nga shinat e dy trenave me shpejtësi të madhe

Dy trena me shpejtësi të madhe në linjën Madrid-Andaluzi dolën nga shinat mbrëmë, në orën 7.39, në qytetin andaluzian Adamuz. Treni Iryo, që udhëtonte nga Malaga - në Madrid, me 317 udhëtarë, u përplas me  trenin që udhëtonte në drejtim të kundërt, nga Madridi në Huelva, me mbi 200 vetë. Të paktën dy ose tre vagonë ​ranë në një argjinaturë pesë metrash, duke e penguar reagimin e zjarrfikësve. Ndërmjet hamendjeve lidhur me shkakun e katastrofës së trenit, ishte lirimi i një nyjeje, që krijoi boshllëk ndërmjet dy seksioneve të shinave e gradualisht u zgjerua, ndërsa trenat kalonin, deri në aksident.

19 janar 2026, 14:39