Leoni XIV autorizon dekretet për pesë shenjtorë dhe të lumtë të rinj
R.SH. -Vatikan
Së shpejti Kisha katolike romake do të ketë pesë shenjtorë dhe të lumtë të rinj. Gjatë audiencës së sotme me kardinaln Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, Papa Leoni XIV autorizoi Dikasterin në fjalë të shpallë Dekretet që lidhen me:
Mrekullinë që i atribuohet ndërhyrjes së Shërbëtores së Hyjit, Maria Ignazia Isacchi (emri i pagëzimit: Angela Caterina, e quajtur Ancilla), themeluese e Kongregatës së Motrave Ursuline të Zemrës së Shenjtë të Jezusit të Asolës; lindur më 8 maj 1857 në Stezzano (Itali) dhe vdekur më 19 gusht 1934 në Seriate (Itali).
Martirizimin e Shërbëtorit të Hyjit, Augusto Raffaele Ramírez Monasterio, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël; lindur më 5 nëntor 1937 në Qytetin e Guatemalës (Guatemalë) dhe vrarë aty për shkak të urrejtjes ndaj fesë më 7 nëntor 1983.
Virtytet heroike të Shërbëtores së Hyjit, Maria Tecla Antonia Relucenti, bashkëthemeluese e Kongregatës së Motrave Puntore të Zojës së Papërlyer; lindur më 23 shtator 1704 në Ascoli Piceno (Itali) dhe vdekur po aty më 11 korrik 1769.
Virtytet heroike të Shërbëtores së Hyjit, Crocifissa Militerni (emri i pagëzimit: Teresa), rregulltare e Kongregatës së Motrave të Shën Gjon Pagëzorit; lindur më 24 dhjetor 1874 në Cetraro (Itali) dhe vdekur po aty më 25 mars 1925.
Virtytet heroike të Shërbëtores së Hyjit, Maria Immacolata della Santissima Trinità (emri i pagëzimit: Maria Giselda Villela), themeluese e Karmelit të Familjes së Shenjtë të Pouso Alegre; lindur më 12 janar 1909 në Maria da Fé (Brazil) dhe vdekur më 20 janar 1988 në Pouso Alegre (Brazil).
Virtytet heroike të Shërbëtorit të Hyjit, Nerino Cobianchi, besimtar laik dhe babë familjeje; lindur më 25 qershor 1945 në Velezzo Lomellina (Itali) dhe vdekur më 3 janar 1998 në Cilavegna (Itali).
