Kërko

Audienca e Papës me Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos në Pallatin Apostolik të Vatikanit Audienca e Papës me Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos në Pallatin Apostolik të Vatikanit

Papa priti në audiencë regjentët e Republikës të San Marinos

Matteo Rossi dhe Lorenzo Bugli u pritën në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit me Kardinalin Parolin dhe Imzotin Gallagher, u përqendruan tek krizat ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë kushtuar konfliktit në Ukrainë, bashkëpunimit në diplomaci dhe rëndësisë së dialogut ndërfetar.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti në audiencë, sot paradite, 12 janar, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Kapitenët regjentë të Republikës Serenissima të San Marinos, Matteo Rossi dhe Lorenzo Bugli. Më pas u takuan me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedë në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë diskutimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit", shkruhet në një komunikatë nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ekzistuese dypalëshe, si dhe kontributi i Kishës në shoqërinë e San Marinos". "Ndërsa biseda vazhdonte - kujton deklarata - vëmendja u zhvendos tek krizat ndërkombëtare të vazhdueshme, veçanërisht tek konflikti në Ukrainë, bashkëpunimi në diplomacinë shumëpalëshe dhe rëndësia e dialogut ndërfetar për nxitjen e paqes".

12 janar 2026, 12:30