Papa pret presidentin e Portugalisë Sousa
R.SH. / Vatikan
Marcelo Rebelo de Sousa, President i Republikës së Portugalisë, u prit sot, më 2 shkurt, në audiencë nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan. Pas takimit me Papën, Rebelo de Sousa u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet, në Sekretarinë e Shtetit
"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit", thuhet në një deklaratë të Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u riafirmuan vlerësimi i anasjelltë për marrëdhëniet e forta dypalëshe, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Shtetit dhe Kishës vendase. U biseduan edhe pasojat e dhimbshme si dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia Kristin".
“Së fundi - vazhdon komunikata - u fol për situatën shoqëroro-politike kombëtare dhe ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj vendeve që flasin portugalisht, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur paqen botërore”.
