Kërko

2026.03.28 Viaggio Apostolico nel Principato di Monaco - Congedo ufficiale

Papa Leoni XIV përshëndet Principatën e Monakos e kthehet në Romë

Në orën 17.30, Ati i Shenjtë mori helikopterin, që, pas rreth dy orësh, do të ulet në Heliportin e Vatikanit. Para nisjes, përshëndeti Princin Alberti II dhe Princeshën Charlene, të cilët, në një telegram, i falënderon për pritjen e ngrohtë

R.SH. – Vatikan

Përfundoi rreth orës 17.25, me nisjen e helikopterit me Papën Leoni XIV, udhëtimi apostolik në Principatën e Monakos, ku Ati i Shenjtë qëndroi për rreth 8 orë. Ishte vizita e tij e dytë jashtë Italisë dhe e para në Evropë.

Ceremonia e lamtumirës u zhvillua në Heliportin e Monakos, me detin në sfond. Pasi përshëndeti të pranishmit në sallën e pritjes, Papa kaloi në mes të Gardës së Nderit dhe i dha lamtumirën Princit Alberti II dhe Princeshës Charlene, të cilët i falënderoi për mikpritjen.

  (@Vatican Media)

Falënderimi për mikpritjen

Në telegramin dërguar Princit Alberti II, Papa shpreh mirënjohjen e tij të thellë për familjen mbretërore, familjen princërore, qeverinë dhe popullin e Monakos "për pritjen e ngrohtë dhe për mikpritjen bujare" gjatë vizitës së tij apostolike. "Lutem", shkruan, "që Zoti i Gjithëpushtetshëm t'ju bekojë të gjithëve me paqe dhe forcë". Duke u dhënë bekimin të gjithëve, Papa përshëndet Principatën për t’u kthyer në Vatikan, ku do të mbërrijë rreth orës 19.45.

28 mars 2026, 17:52