Papa, shpalli shtatë shenjtorë të rinj: jo heronj por miq të Krishtit!
R.SH. / Vatikan
Sot është një ditë tjetër e madhe festimi për Kishën. Në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan Papa Leoni XIV shpalli sot shtatë shenjtorë të rinj. Ndërmjetësimi i tyre na ndihmoftë në sprovat tona dhe shembulli i tyre na frymëzoftë në thirrjen tonë të përbashkët për shenjtëri.
Shtatë shenjtorë të rinj, ne karizma dhe personalitete, që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, janë: Bartolo Longo, Ignazio Choukrallah Maloyan, José Gregorio Hernández Cisneros, Maria del Monte Carmelo Rendiles Martínez, Peter To Rot, Maria Troncatti dhe Vincenza Maria Poloni.
Në Itali, spikat. Bartolo Longo, themelues i Bazilikës së Pompeit dhe një nga promovuesit më të mëdhenj të përkushtimit ndaj Rruzares së Shenjtë. Maria Troncatti, motër saleziane, ishte infermiere e Kryqit të Kuq gjatë Luftës I Botërore dhe më vonë misionare në Ekuadorin lindor. Vincenza Maria Poloni themeloi Institutin e Motrave të Mëshirës, dedikuar kujdesit për të sëmurët dhe të varfrit.
José Gregorio Hernández Cisneros, venezuelian, i njohur si "mjeku i të varfërve". E rast i parë për popullin venezuelian.
Imzot Ignacio Maloyan, Kryeipeshkëv katolik armen i Eparkisë së Amidës. Gjatë Luftës së Parë Botërore, qeveria osmane filloi dëbimin dhe shfarosjen e popullit armen, duke vrarë miliona. Në vitin 1915, Maloyan u arrestua dhe u dënua me vdekje për besimin e tij, pasi refuzoi të hiqte dorë nga krishterimi dhe të kthehej në Islam.
Peter To Rot, katekist dhe baba i lindur në vitin 1912 në Papua Guinenë e Re, mori udhëheqjen baritore të komunitetit të tij gjatë pushtimit japonez në Luftën II Botërore. Kur autoritetet u përpoqën të rivendosnin poligaminë, Peter e kundërshtoi me vendosmëri, duke mbrojtur shenjtërinë e martesës së krishterë. U arrestua dhe u martirizua në vitin 1945.
Maria del Monte Carmelo Rendiles Martínez, e njohur si Nëna Carmen Rendiles, lindi në Karakas në vitin 1903 dhe themeloi Kongregacionin e Shërbëtorëve të Jezusit, të miratuar nga Selia e Shenjtë në vitin 1965.
Para homelisë, Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve paraqiti shkurtimisht biografitë e të Lumturve shpallur Shenjtorë. Shumë shtegtarë u mblodhën sot në Shesh, duke duartrokitur shenjtorët nga vendet e tyre. Reliket e këtyre shenjtorëve të rinj u mbartën në procesion nëpër Sheshin e Shën Pjetrit. Sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, autoritetet kompetente raportuan se afërsisht 70,000 besimtarë ishin të pranishëm në fillim të Meshës së Shenjtë në Shën Pjetrin.
"Shtatë dëshmitarë qëndrojnë para nesh sot, shenjtorë të rinj, burra dhe gra, të cilët, me hirin e Zotit, e kanë mbajtur ndezur llambën e fesë; ata vetë u bënë llamba të afta për të përhapur dritën e Krishtit" - tha Papa gjatë homelisë në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. “Besimi shkëlqen në krahasim me të mirat e mëdha materiale dhe kulturore, shkencore dhe artistike, jo sepse duhen përçmuar, por sepse pa besim, humbasin kuptimin.
“Kjo - kujtoi Papa - është arsyeja pse Jezusi, Biri i Zotit i bërë njeri, pyet veten për besimin: nëse do të zhdukej nga bota, çfarë do të ndodhte? Qielli dhe toka do të mbeteshin si më parë, por nuk do të kishte më shpresë në zemrat tona; liria e të gjithëve do të mposhtej nga vdekja; dëshira jonë për jetën do të shembej në hiç. Pa besim në Zotin, nuk mund të shpresojmë për shpëtim.
Pyetja e Jezusit na shqetëson atëherë, po, por vetëm nëse harrojmë se është vetë Jezusi që e shqipton atë.
“Fjalët e Zotit mbeten gjithmonë ungjilli, domethënë kumtimi i gëzueshëm i shpëtimit. Ky shpëtim është dhurata e jetës së amshuar, që e marrim nga Ati, nëpërmjet Birit, me forcën e Shpirtit të Shenjtë”, komentoi Papa në homelinë e tij.
“Lutja e Kishës na kujton se Zoti u bën drejtësi të gjithëve, duke dhënë jetën e tij për të gjithë. Kështu, kur i thërrasim Zotit: “Ku je?”, e shndërrojmë këtë thirrje në lutje dhe më pas e pranojmë se Zoti është aty ku vuajnë të pafajshmit”.
Kryqi i Krishtit zbulon drejtësinë e Zotit. Dhe drejtësia e Zotit është falja: Ai e sheh të keqen dhe e shëlbon atë, duke e marrë mbi vete. Kur kryqëzohemi nga dhimbja dhe dhuna, nga urrejtja dhe lufta, Krishti është tashmë atje, në kryq për ne dhe me ne.
Nuk ka britmë që Zoti nuk e ngushëllon; nuk ka lot që është larg zemrës së tij. Zoti na dëgjon, na përqafon ashtu siç jemi, për të na transformuar ashtu siç është ai. Megjithatë, ata që e refuzojnë mëshirën e Zotit mbeten të paaftë për mëshirë ndaj të afërmit të tyre. Ata që nuk e mirëpresin paqen si dhuratë nuk do të dinë si të japin paqe”.
“Këta miq besnikë të Krishtit janë martirë për besimin e tyre, si Ipeshkvi Ignatius Choukrallah Maloyan dhe katekisti Peter To Rot; janë ungjillëzues dhe misionarë, si Motra Maria Troncatti; ata janë karizmatikë”.
Këtë theksoi Papa Leoni XIV. Për Papën, Ai është “i përuluri që i thërret arrogantët në konvertim, i drejti që na bën të drejtë, siç dëshmojnë Shenjtorët e rinj të sotëm: jo heronj, apo kampionë të ndonjë ideali, por burra dhe gra autentikë.