Leoni XIV: në Kongo, popullsia detyrohet të largohet, të mbizotërojë dialogu
R.SH. / Vatikan
Shikimi i Papës u drejtua nga Afrika, veçanërisht nga "dhuna" që vazhdon ta dërmojë Republikën Demokratike të Kongos dhe nga përmbytjet e rënda, që prekën pjesën jugore të kontinentit. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot këtë të diel, 18 janar, Papa Prevost kujtoi popullsitë e vendit lindor afrikan, të cilat e përballojnë jetën me "vështirësi të mëdha", aq sa detyrohen të largohen nga tokat e tyre, veçanërisht drejt Burundit, në një situatë të përshkruar si "krizë e rëndë humanitare".
Të lutemi që dialogu për pajtim dhe prani të mbizotërojë gjithnjë ndërmjet palëve në konflikt
Gjithnjë në Republikën Demokratike të Kongos, natën ndërmjet të hënës dhe të martës, të paktën 18 vetë humbën jetën gjatë një rrëshqitje toke shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, që e përmbyten një qytet në pjesën lindore të vendit.
Afërsi viktimave të motit të keq në Afrikën Jugore
Duke vijuar të mendojë ende për kontinentin Afrikan, Papa u drejtua në rajonet jugore, të shkatërruara ditët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që rrëmbyen mbi njëqind jetë. Afrika e Jugut, Mozambiku dhe Zimbabve janë ndër vendet më të prekura, të cilave Papa u shprehu afërsinë e tij dhe solidaritetin e Kishës.