Kërko

Papa: feja nuk është traditë, por përgjigje personale ndaj Zotit

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit kremtuar sot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa i nxit besimtarët të mos mbyllen në bindje dhe siguri fetare. Thirrja e Jezusit, në fakt, “nuk na jepet një herë e përgjithmonë”, por duhet të përtërihet dhe të thellohet, në mënyrë që të mbetemi koherentë me atë që shpallim, “duke mposhtur tundimin se tashmë dimë gjithçka”.

Vatican News

Transmetimi i fesë është i nevojshëm, shpesh i udhëhequr nga qëllime pozitive. Por thashethemet nuk janë të mjaftueshme. E kufizojnë përgjigjen personale që secili prej nesh është i thirrur t'i japë Jezusit, e që nuk jepet "një herë e përgjithmonë", por përsëritet dhe eksplorohet në mënyrë që të mos biem në një profesion të zakonshëm ose të jetojmë vetëm në iluzionin sipas të cilit "e dimë tashmë gjithçka". Ky është thelbi i katekizmit të Papës Leoni sot, 23 gusht, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit.

Të rinohen zgjedhjet e jetës

"Kush është vërtetë Jezusi për mua?". Kjo, pyetja që thekson Ungjilli i kësaj së diele. Pyetje themelore për përvojat e para të dishepullimit, e bërë nga vetë Krishti, pa dhënë asnjë përgjigje si të ditur, të dymbëdhjetë apostujve: "Po ju, kush thoni se jam unë?".

Vëllezër e motra, ky është hap themelor për dishepujt e të gjitha kohërave, për secilin nga ne. Feja nuk na jepet një herë e përgjithmonë; përkundrazi, kemi gjithmonë nevojë ta rizbulojmë fytyrën e Krishtit dhe të Ungjillit të tij, të thellojmë kuptimin tonë për mesazhin e tij dhe të ripërtërijmë zgjedhjet e jetës sonë, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me atë që rrëfejmë, duke e mundur tundimin për të ditur gjithçka dhe për ta bërë fenë zakon.

Jezusi, personazh historik, apo Krishti i Zotit?

Pyetja e bërë nga Jezusi hyn në jetën e besimtarit, veçanërisht përmes lutjes dhe meditimit mbi Ungjillin e kësaj së diele të 21 gjatë vitit kishtar nga shën Mateu. Por mishërohet edhe duke u përkulur mbi ata që kanë nevojë, duke punuar për të ndërtuar një rrjet marrëdhëniesh edhe në kontekstet, që ta sfidojnë më shumë ndërgjegjen.

Në fushën e jetës sonë, mund të vërtetojmë se për ne Zoti Jezus është thjesht figurë e madhe historike, që tha dhe bëri gjëra të rëndësishme, apo Krishti i Zotit, Ai që u dërgua për të na bërë të hyjmë në dashurinë e Atit e për ta shndërruar jetën tonë dhe botën në të cilën jetojmë.

Mos u kënaqni!

Prandaj Leoni XIV na nxit të mos mbyllemi brenda "bindjeve dhe sigurive fetare", për të mbetur të hapur ndaj marrëdhënies së vërtetë me Krishtin.

Ndonjëherë, kur bëhet fjalë për fenë e krishterë, kënaqemi “me thashetheme”, me klishe e edhe me atë, që na është transmetuar, ndoshta edhe me qëllime të mira. Por Jezusi na thërret për një përgjigje personale, për ta njohur nga afër, për ta lejuar veten të pasurohemi nga miqësia me Të, në një takim gjithmonë të ri, që mund të kërkojë gjithashtu edhe ne të eksplorojmë shtigje të reja dhe të bëjmë zgjedhje të ndryshme nga ato që i kemi imagjinuar.

Shtegtim në shtigje të reja

Këto udhë janë si personale, ashtu edhe komunitare. Por fija e tyre e përbashkët është të ecim përpara pa u mbështetur ekskluzivisht, ashtu si bëhej në të kaluarën.

Është e rëndësishme, ndërkaq, ta pyesim shpesh veten: Kush është Zoti për mua? A e njoh vërtet? Çka kërkon sot prej meje Ungjilli i Tij? Çfarë hapash e çfarë zgjedhjesh duhet të marr?

23 gusht 2026, 13:00

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >