Kërko

Leoni XIV: kujdesi për të tjerët, ligji suprem para çdo rregulli shoqëror

Në Castel Gandolfo, në katekizmin para lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV rilexon Ungjillin që flet për Samaritanin e Mirë, duke theksuar se dhurata e jetës së amshuar trashëgohet duke pranuar vullnetin e Atit Qiellor dhe duke parë Jezusin, shfaqjen e dashurisë së vërtetë që "nuk zotëron", por fal dhe "ndihmon". Ftesa është të sjellim si Krishti ngushëllim dhe shpresë "sidomos për ata që janë të dekurajuar dhe të zhgënjyer".

R.SH. – Vatikan

Për të jetuar përjetë, për të jetuar për Amshim “nuk duhet mashtruar vdekjen, por duhet shërbyer jetës, pra duhet u kujdesur për ekzistencën e të tjerëve në kohën që bashkëndajmë”. Kjo është, për Leonin XIV, “ligji suprem që vjen para çdo rregulli moral”, të cilin Jezusi na e transmeton me shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë, protagonist i Ungjillit të kësaj të Dielë të XV-të të kohës së zakonshme, marr nga shën Luka. Papa Prevost e thekson këtë në katekizmin e shkurtër para lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, recituar në Castel Gandolfo, pasi sot paradike ka kremtuar Meshën pak hapa larg, në Kishën e afërt të Shën Tomës nga Vilanova.

Jeta e amshuar, pasuri, që e trashëgojmë nga Zoti

Duke u ndalur te faqja e Ungjillit të Lukës, Leoni XIV kujtoi se "pyetja e bukur" që iu drejtua Jezusit - "Çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e pasosur?" - shpreh "dëshirën" tonë të vazhdueshme për shëlbim", për "jetë të lirë, larg dështimit, të keqes, vdekjes". E mirë "për t'u trashëguar", jo për t'u pushtuar "me forcë"; për t’u fituar me lutje, e aq më pak, "me kontratë".

Vullneti i Zotit është dashuria, si ligj i jetës.

Për këtë arsye - vazhdoi Papa Leoni XVI - Jezusi përgjigjet e thotë se "për të marrë dhuratën e Zotit, duhet ta pranosh vullnetin e tij". Atë që shkruhet në Ligj: “Duaje Zotin, Hyjin tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde" ... “e të afërmin tënd si vetveten”!

Ky është urdhërimi i parë ...Në këtë mënyrë, shpjegoi Papa, “i përgjigjemi dashurisë së Atit”: Vullneti i Tij, është ligji i jetës që Ai “e zbaton së pari ndaj nesh, duke na dashur me gjithë vetveten, në Birin e Tij Jezusin”.

Jezusi, zbulesa e dashurisë së vërtetë që jep, fal, ndihmon

Ftesa e Leonit XIV është, pra, të shikojmë Jezusin, “zbulesën e dashurisë së vërtetë për Zotin dhe për njeriun”: e një dashurie, që jep - e nuk zotëron, një dashurie që fal - e nuk kërkon, një dashurie që ndihmon - e nuk braktis kurrë”.

Në Krishtin, Zoti u bë i afërm për çdo burrë e për çdo grua: prandaj, secili nesh mund e duhet të bëhet i afërm i atyre, që i takojmë rrugës. Duke ndjekur shembullin e Krishtit, Shëlbuesit të botës, edhe ne jemi të thirrur t’u sjellim ngushëllim e shpresë, veçanërisht atyre që nuk kanë më guxim, sepse të zhgënjyer nga jeta!

Maria na ndihmoftë të jemi çdo ditë paqedashës

Në përfundim Papa iu lut Virgjërës Mari, Nënës së Mëshirës, të na ndihmojë “të pranojmë në zemrat tona vullnetin e Zotit, gjithnjë vullnet dashurie dhe shëlbimi, për të qenë çdo ditë veprimtarë të paqes”.

13 korrik 2025, 09:21

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >