Kërko

Urimet për ditëlindje nga 30 mijë besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Papa Leonin XIV. (@VATICAN MEDIA) Urimet për ditëlindje nga 30 mijë besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Papa Leonin XIV. (@VATICAN MEDIA)

70-vjetori i Papës: faleminderit Zotit, prindërve dhe atyre që më kujtojnë në lutje

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa, i lindur në Çikago, në shtetin amerikan të Illinois, më 14 shtator 1955, përshëndeti të gjithë ata që i treguan dashurinë e tyre në ditën e tij të lindjes. Shumë banderola urimi në të gjitha gjuhët dhe nga të gjitha anët e botës.

R.SH. – Vatikan

Të dashur, duket se e dini: sot mbush 70 vjeç. Falënderoj Zotin, prindërit e mi dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë kujtuar në lutje.

Një grup besimtarësh në Sheshin e Shën Pjetrit për Angelus-in (@VATICAN MEDIA)
Një grup besimtarësh në Sheshin e Shën Pjetrit për Angelus-in (@VATICAN MEDIA)   (@VATICAN MEDIA)

Nga dritarja e studios së Pallatit Apostolik, pas recitimit të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV, i lindur në Çikago, Illinois (SHBA), më 14 shtator 1955, falënderon të gjithë ata që e kujtuan në lutjet e tyre, me rastin e ditëlindjes së tij. Duartrokitje dhe kore festive shoqërojnë fjalët e Papës, i cili, në fund, përshëndet me buzëqeshje 30 mijë besimtarët e mbledhur në Sheshin Shën Pjetër për lutjen e Engjëllit të Tënzot dhe u uron të gjithëve një të dielë të mirë

Muzikë për Papën

Sapo Papa mbaroi së foluri, disa banda muzikore, nga Borno dhe Sonico në Val Camonica, në provincën e Brescias,të pranishme në gjysmërrethin e Berninit në Sheshin Shën Pjetër për ta festuar atë, ekzekutuan pjesë muzikore.

"Gëzuar ditëlindjen!". Një urim në gjuhën amtare të Papa Prevostit. (@VATICAN MEDIA)
"Gëzuar ditëlindjen!". Një urim në gjuhën amtare të Papa Prevostit. (@VATICAN MEDIA)   (@VATICAN MEDIA)

Flamuj dhe banderola urimi

Nga sheshi i Vatikanit, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, spikaste një balonë që përfaqësonte pikërisht numrin "70", vitet që mbush Leoni XIV. Një banderolë në italisht shkruante "Urime Papa Leoni". Një flamur i madh i bardhë dhe i kuq shkruante në spanjisht "Urime Ditëlindjen Papa Leoni". Shkrime të tjera të panumërta, në shumë gjuhë dhe nga e gjithë bota, i drejtonin mesazhe urimi dhe dashurie Ipeshkvit të Romës dhe shumë kore ngriheshin për t'i dërguar Papës urimet për ditëlindje.

Një banderolë urimi për Papën (@VATICAN MEDIA)
Një banderolë urimi për Papën (@VATICAN MEDIA)   (@VATICAN MEDIA)
14 shtator 2025, 14:55

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >