Kërko

Papa, dolore per attacchi in Ucraina, serve pace giusta

Leoni XIV: sulmi i së keqes nuk mund ta rrënojë shpresën

Papa, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, na fton të mos mposhtemi nga frika përballë konflikteve, fatkeqësive, persekutimeve. Mos harroni se persekutimi i të krishterëve "ndodh jo vetëm me armë e keqtrajtim, por edhe me fjalë, domethënë me gënjeshtra dhe manipulime ideologjike". Megjithatë, ata që i besojnë Jezusit e dinë se fatkeqësitë dhe vuajtjet kanë një fund dhe se "hiri i Zotit është i aftë ta shndërrojë edhe dhunën në shenjë shëlbimi"

R.SH. / Vatikan

"Mos lejoni të mposhteni nga frika".

Ky është inkurajimi i katekizmit të Leonit XIV para lutjes së Engjëllit të Tënzot të së Dielës. Duke komentuar kapitullin 21 të Ungjillit të Lukës dhe duke i bërë jehonë asaj që e kishte shprehur gjerësisht në homelinë e tij në Meshë,  shqyrtoi reagimin e Jezusit ndaj profecisë së shkatërrimit të Tempullit dhe të luftërave, tërmeteve dhe persekutimeve. E para se të shkojë në Sallën Pali VI për të ndarë drekën me 1,300 të varfër të ndihmuar nga shoqatat vullnetare dhe organizatat dioqezane Caritas, Leoni shikon plagët e botës së "të braktisurve".

Sa më e errët të jetë ora, aq më shumë shkëlqen feja.

Thirrja e Krishtit është shumë “aktuale”, vërejti Papa, duke pasur parasysh "lajmet e konflikteve, fatkeqësive dhe persekutimeve, që mundojnë miliona burra dhe gra" çdo ditë.

Qoftë përballë këtyre vuajtjeve, ashtu edhe indiferencës që kërkon t'i injorojë ato, fjalët e Jezusit shpallin se agresioni i së keqes nuk mund ta shkatërrojë shpresën e atyre që besojnë në Të. Sa më e errët të jetë ora, aq më shumë feja shndrit si dielli.

Armët dhe manipulimi ideologjik, instrumente të persekutimit

Dëshmia matet saktësisht në orën e provës. E historitë biblike janë plot me sprova.

Persekutimi i të krishterëve ndodh jo vetëm me armë dhe keqtrajtim, por edhe me fjalë - domethënë, përmes gënjeshtrave dhe manipulimit ideologjik. Veçanërisht kur shtypemi nga këto të këqija fizike dhe morale, jemi të thirrur të dëshmojmë për të vërtetën që shpëton botën, për drejtësinë që i çliron popujt nga shtypja, për shpresën që u tregon të gjithëve rrugën drejt paqes.

Transformimi i dhunës në shenjë shëlbimi

Rezistencë ndaj fyerjeve, dhunës, tradhtisë. Jeta e Jezusit, deri në Kryq, është vazhdimisht e përshkuar nga ky qëndrim. Papa Leoni na kujton se "fatkeqësitë dhe hidhërimet e historisë kanë një fund, ndërsa gëzimi i atyre që e njohin Krishtin si Shëlbues është i paracaktuar të zgjasë përgjithmonë". E ai shikon dëshmitarët par excellence, martirët:

Gjatë gjithë historisë së Kishës, janë mbi të gjithë martirët, të cilët na kujtojnë se hiri i Zotit është i aftë ta shndërrojë edhe dhunën në shenjë shëlbimi. Prandaj, duke u bashkuar me vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë për emrin e Jezusit, kërkojmë me besim ndërmjetësimin e Marisë, Ndihmës së të Krishterëve.

Në çdo sprovë e çdo vështirësi, Virgjëra e Shenjtë na ngushëlloftë dhe na ndihmoftë!

16 nëntor 2025, 14:03

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >