Kërko

Një familje e zhvendosur në Republikën Demokratike të Kongos Një familje e zhvendosur në Republikën Demokratike të Kongos

Leoni XIV: në Kongo, popullsia detyrohet të largohet, të mbizotërojë dialogu

Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV kujtoi "vështirësitë e mëdha" që i detyrojnë banorët e vendit afrikan të strehohen në Burundi, për shkak të dhunës. E gjithashtu ia besoi lutjes viktimat e përmbytjeve, që goditën Afrikën Jugore ditët e fundit

R.SH. / Vatikan

Shikimi i Papës u drejtua nga Afrika, veçanërisht nga "dhuna" që vazhdon ta dërmojë Republikën Demokratike të Kongos dhe nga përmbytjet e rënda, që prekën pjesën jugore të kontinentit. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot këtë të diel, 18 janar, Papa Prevost  kujtoi popullsitë e vendit lindor afrikan, të cilat e përballojnë jetën me "vështirësi të mëdha", aq sa detyrohen të largohen nga tokat e tyre, veçanërisht drejt Burundit, në një situatë të përshkruar si   "krizë e rëndë humanitare".

Të lutemi që dialogu për pajtim dhe prani të mbizotërojë gjithnjë ndërmjet palëve në konflikt

Gjithnjë në Republikën Demokratike të Kongos, natën ndërmjet të hënës dhe të martës, të paktën 18 vetë humbën jetën gjatë një rrëshqitje toke shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, që e përmbyten një qytet në pjesën lindore të vendit.

Afërsi viktimave të motit të keq në Afrikën Jugore

Duke vijuar të mendojë ende për kontinentin Afrikan, Papa u drejtua në rajonet jugore, të shkatërruara ditët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që rrëmbyen mbi njëqind jetë. Afrika e Jugut, Mozambiku dhe Zimbabve janë ndër vendet më të prekura, të cilave Papa u shprehu afërsinë e tij dhe solidaritetin e Kishës.

18 janar 2026, 14:30

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >